30 June 2025, 10:25
Nga N.F
Foto
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen “Dosja Partizani”. Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa mungoi prokurorja tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai. Mësohet se ajo ka munguar për arsye shëndetësore.
Të pranishëm në seancë janë Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Gjyzari u shpreh se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Malltezi. Sipas saj, koha për njoftim ka qenë e pamjaftueshme dhe ata nuk kanë pasur kontakte me klientin gjatë kësaj periudhe.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.
Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”
berisha
Politike
30 June 2025, 10:05
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 korrik seancën në ngarkim të Jamarb&eum...
Politike
30 June 2025, 09:56
r.ll
elsa ulliri
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimit të dosj...
Politike
30 June 2025, 09:27
N.F
Beyer
GJERMANI- Deputeti gjerman, Peter Beyer gjatë fjalës së tij në Bundestag ka kërkuar që në veri të Kosovë...
Politike
30 June 2025, 09:36
r.ll
malltezi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë për mediat pa...
Politike
30 June 2025, 09:17
r.ll
malltezi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka zbuluar ditën e sotm...
Politike
29 June 2025, 20:08
M.B
Bundestagu
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz doli në krah të SHBA-ve dhe bëri thirrje për armëpushim pas ...
Politike
29 June 2025, 19:28
M.B
Edi Rama dhe Nigel Farage
BRITANI- Media britanike "The Telegraph" i ka kushtuar hapësirë në një artikull replikave në d...
Politike
29 June 2025, 18:48
M.B
Edi Rama dhe Nigel Farage
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me deputetin britanik Nigel Farage për debatin sa i pë...
Politike
29 June 2025, 17:35
M.B
Nigel Farage dhe Edi Rama
BRITANI- Deputeti britanik Nigel Farage ka replikuar përmes një postimi në platformën "X" me kryeministr...
Politike
29 June 2025, 12:48
E. D
Tedi Blushi
VLORË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm n&eum...