Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Nisin shkarkimet nga HEC Koman dhe Vau Dejes/ Rama: Nuk është evidentuar asnjë problematikë
Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga HEC dhe njofton se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH, për menaxhimin e situatës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.
6 January 2026, 10:29Nga D.S
TIRANË- Nis shkarkimi në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga lumi Drin dhe njofton se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH, për menaxhimin e situatës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë. Ndër të tjera, ai thekson se deri më tani nuk është evidentuar asnjë problematikë.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve. Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Edi Rama./Dosja.al