Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë”/ Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave(VIDEO)
Sipas tij, një koncert nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe sipërmarrjeve të trasporti.
12 July 2026, 15:50Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për koncertin e Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë ditën e djeshme, tha se një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Përmes një video të postuar në rrejetin social Facebook, Rama u shpreh se eventi krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave.
Sipas tij, një koncert nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe sipërmarrjeve të trasporti. Rama theksoi se ky koncert i tregon botës se ky vend edhe kur ka protesta, ka mikpritje dhe ka siguri.
“Pyetja më e rëndësishme, nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të trasportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuara nga Shqipëria. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”, theksoi ai./Dosja.al