11 July 2026, 17:57
Nga E.d
Cristina Guarda
TIRANA- Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri, ku mori pjesë edhe në protestën e qytetarëve të cilët prej 42 ditësh po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Guarda shkruan se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ka parë shqetësimin e shumë qytetarëve dhe qëndrimin e rëndë të politikanëve.
Sipas saj, këta të fundit po e vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi. Eurodeputetja thekson se zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është një rasti i rëndë i problematikave mjedisore, por jo i vetmi.
Kjo sipas saj, mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane. Ajo thekson se rruga europiane e Shqipërisë duhet të ndërtohet mbi respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, mbrojtjen e natyrës dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Reagimi i eurodeputetes Cristina Guarda:
Ky (dhe jo vetëm ky) është realiteti që pashë në Shqipëri javën e kaluar.
E tregova dhe ndava përvojën time gjatë mbledhjes ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri.
Shqetësimin e shumë njerëzve në terren, por edhe qëndrimin e rëndë të atyre që, në politikë, vazhdojnë ta vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve. Sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi – një model zhvillimi ekonomik i papajtueshëm me shëndetin e territorit.
Zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është rasti, shumë i rëndë, mbi të cilin ne u përqendruam. Por nuk është i vetmi dhe mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndodhë në këtë frymë: në mbrojtje të vlerave, në respekt të mjedisit dhe në aktivizimin e komunitetit, duke garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Ai duhet të marrë parasysh edhe parimin e “mosregresit” në mbrojtjen e mjedisit. Do të vazhdoj ta ndjek dhe t’jua tregoj këtë proces./Dosja.al
cristina guarda edi rama protesta
Politike
11 July 2026, 17:25
E.d
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk mund të bëj një projekt që nuk e pranon BE. Gjatë takimit me t&eu...
Politike
11 July 2026, 17:12
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara, një samit historik. P&eum...
Politike
11 July 2026, 16:59
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar përdorimin e administratës publike dhe...
Politike
11 July 2026, 16:34
E.d
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek protestat masive që po zhvillohen në vend, përmes së cilave ësht...
Politike
11 July 2026, 16:14
E.d
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e BDI-së Ali Ahm...
Politike
11 July 2026, 16:09
E.d
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur për anëtarësimin e vendit në BE dhe marrdhëniet e tij me Maqedoninë e Ver...
Politike
11 July 2026, 15:54
E.d
Edi Rama
VLORA - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është më pranë se kurrë in...
Politike
11 July 2026, 15:37
E.d
Edi Rama
VLORA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me të reja e të rinj në Jalë. Gjatë f...
Politike
11 July 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike do të mbledh ditën e mërkurë në datë 15 korrik ora 18:00, K&eu...
Politike
11 July 2026, 15:09
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se të hënën Grupi Parlam...