10 May 2026, 13:05
Nga E.d
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se ka forca politike që shpërndajnë gënjeshtra, por PS-ja duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë. Në Asamblenë e PS të kësaj të diele të mbajtur në Elbasan, Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe sfidat që sipas tij e presin vendin në vitet në vijim.
Rama tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër realizimit të ëndrrës historike për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Nuk kemi qenë asnjëherë kaq afër realizimit të një ëndrre historike, por nga ana tjetër pasi është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm që këto hapa të fundit të tre-katër viteve që kemi përpara janë edhe më të vështirat sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizimin tonë shtetëror me organizimin e BE-së, ndërkohë që na duhet kjo vetëdije dhe na duhet që ta ndjejmë të gjithë sëbashku këtë përgjegjësi, PS-ja dhe familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë e motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara me një tërësi forcash dhe faktorësh që janë tërësisht kundër nesh.
Forcat politike, mediatik, që prodhojnë dhe shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra gjysmë të vërteta, që janë gënjeshtrat më të mëdha, akuza, lajme, të cilat edhe kur nuk janë të pavërteta vendosen në proporcion të zhdrejtë me realitetin. Unë kam postuar një analizë që një start up shqiptar i ka bërë nëpërmjet AI, 66 ditëve të fundit në mediat tradicionale, televizione dhe në mediat online, portalet. Të gjitha artikujt dhe fjalët e thëna, është një pasqyrë që tregon diçka shumë pozitive për në e cila rrëzon çdo lloj legjende urbane të sajuar me vite dhe të shpërndarë botërisht që Shqipëria është një vend mediash të kapura”, u shpreh Rama./Dosja.al
edi rama takim elbasan
Politike
10 May 2026, 11:36
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për emisionin "Më lër ta mbaroj" t&eu...
Politike
10 May 2026, 11:40
E.d
Sali Berisha dhe Silvio Gonzato
TIRANË- Komisioni Europian ka reaguar pas sulmit që Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri ndaj&...
Politike
10 May 2026, 11:04
E.d
Sali Berisha dhe Silvio Gonzato
TIRANË- Diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i janë përgjigjur Kreut t&eum...
Politike
10 May 2026, 10:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Dy shtetas italianë janë mes 7 personave të proceduar penalisht pas protestës kombëtare të opozi...
Politike
10 May 2026, 10:01
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për startup-in me inteligjencën artificiale të cilin ka zhvilluar k&eum...
Politike
10 May 2026, 09:54
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për projektin “EU4Municipalities II”, për të cilin th...
Politike
10 May 2026, 09:46
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka folur për Kongresin Botëror të Ligjit që u mbajt në Tiranë gjatë k&...
Politike
10 May 2026, 09:37
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është gati të futet në fazën e mbyl...
Politike
10 May 2026, 07:54
E.d
Foto Ilistruse
KOSOVA- Në shumë shtete Dita e Evropës trajtohet si ditë simbolike që shënon fillimin e bashkëpunimit evr...
Politike
9 May 2026, 17:58
D.S
Zsuzsanna Szelényi
TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi në “Public Square” me politologen hungareze Zsuzsanna Szelényi....