18 May 2026, 15:07
Nga E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot një seancë dëgjimore me artistë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve, në lidhje me pengesat që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademike. Në fjalën e saj, kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, shprehu mbështetjen dhe angazhimin për zgjidhjen e këtij ngërçi dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit.
Pjesë nga fjala e Ina Zhupës:
Është detyrë e këtij komisioni të kujdeset për kulturën kombëtare dhe ju kontribuoni çdo ditë në kulturën dhe identitetin kombëtar. Nëse nesër hiqni dorë nga mësimdhënia për shkak se nuk ju paguajnë dhe nuk ju njohin kontributet për karrierë, ata që humbin janë studentët tanë dhe arti shqiptar. Ndaj kjo është një çështje që shkon përtej jush, pasi prek gjithë kulturën shqiptare.
Nuk mund t’u thuhet pedagogëve artistë se nuk kanë vepra shkencore, ndërkohë që ata kanë vepra artistike që janë pasuri kombëtare dhe kontribuojnë në kulturën e vendit. Për aq kohë sa me VKM është njohur statusi i veçantë i Universitetit të Arteve, ky status duhet të njihet realisht dhe jo vetëm në letër. Aktiviteti i tyre është publik dhe i mirënjohur.
Universiteti dhe ministria nuk mund të thonë se titujt tuaj vlejnë kur u duhen fakulteteve për akreditim, por nuk vlejnë kur ju duhen juve për efekte financiare dhe avancim në karrierë. Artistët meritojnë dinjitet dhe njohje të menjëhershme e të plotë të të gjitha efekteve për titujt e tyre akademikë./Dosja.al
ina zhupa artistët karrierë
Politike
18 May 2026, 14:53
D.S
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari i çështjeve ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se më 23 maj demokratët me referend...
Politike
18 May 2026, 13:36
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar sot një letër kreut të SPAK, Klodjan Bra...
Politike
18 May 2026, 13:32
E.d
Gentjan Gjyli dhe Ermal Elezi
TIRANË- Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i OSHEE-së, Erald Elezi, janë paraqitur...
Politike
18 May 2026, 11:53
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Platforma, E-Albania 2.0 vjen me një strukturë të re, e cila do të mundësojë për...
Politike
18 May 2026, 11:42
D.S
Edi Rama
KOREA E JUGUT- Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, i shoqëruar nga bas...
Politike
18 May 2026, 11:30
D.S
Berisha- Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka ankimuar zyrtarisht pranë Kryesisë së Partisë Demokratike përjashtimin e ...
Politike
18 May 2026, 11:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se janë katër shkeljet q&e...
Politike
18 May 2026, 10:56
D.S
TIRANË- Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i OSHEE-së, Erald Elezi, janë paraqitur sot në GJKKO për seancë...
Politike
18 May 2026, 10:55
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri, Edi Rama sipas tij ka leg...
Politike
18 May 2026, 10:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Po...