LIVE UPDATES
Politike

"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e sigurisë kombëtare, koha e tij ka marrë fund

Përes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka thënë se Rama i është shmangur përgjegjësisë në lidhje me shpjegimet që duhet të jeptë për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe, sipas tij, ka vënë në fajë SPAK-un dhe mediat opozitare.

27 September 2026, 18:03 Nga G.M
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/
Belind Këlliçi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të dhëna nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndërmjet një video-mesazhi, duke e akuzuar në lidhje me përgjegjësinë që duhet të mbante për skandalin e SHISH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka thënë se Rama i është shmangur përgjegjësisë në lidhje me shpjegimet që duhet të jepte për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe, sipas tij, ka vënë në faj SPAK-un dhe mediat opozitare. Këlliçi shprehet se Rama nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi politike edhe pse Hyseni është emëruar në krye të postit personalisht nga ai.

Sipas tij, goditja e sigurisë kombëtare prej abuzimit me pushtetin u normalizua nga ana e kryeministrit. Këlliçi, e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se koha e Ramës ka mbarur, dhe nga qëndrimi i mbajtur ditën e sotme në deklaratat e dhëna është bërë edhe më i urryer nga qytetarët.

Reagimi:

Skandali i rëndë i Shërbimit Sekret, Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi dhe fajëson SPAK e mediat opozitare!
Siç edhe pritej, Edi Rama nuk mbajti sot asnjë përgjegjësi për skandalin e rëndë të Shërbimit Sekret, ku kreu i saj është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të informacioneve sekrete për llogari të krimit.

Për këtë aferë të pashembullt, Kryeministri tha se nuk ndjen dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, edhe pse Vlora Hyseni është promovuar dhe emëruar personalisht nga ai. Sipas tij fajtor për Vlorën, janë referencat e shkëlqyera të partnerëve ndërkombëtarë!

Edhe pse Vlora Hyseni ishte shërbëtore e koordinatorit të Edi Ramës për bandat, Ergys Agasi. Edi Rama normalizoi sot atë që ka ndodhur, goditjen më të rëndë të sigurisë kombëtare prej abuzimit me pushtetin, dhe quajti faj të rëndë hetimet dhe veprimet e SPAK dhe raportimet e sakta të medias.

Ai sulmoi drejtësinë dhe mediat për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Edi Rama nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Ai u bë sot edhe më i urryer nga qytetarët, të cilët e shohin qartë se kush është në krye të këtij sistemi të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar.

Koha e tij ka marrë fund!/Dosja.al

belind këlliçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin