Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një konferencë për mediat, Gogu theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet nga institucionet përkatëse.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke u ndalur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Në një konferencë për mediat, Gogu theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet nga institucionet përkatëse.
Sipas Gogut, zbatimi i vendimit të Kushtetueses është pjesë e detyrimeve institucionale dhe duhet të ndiqet në përputhje me kuadrin ligjor. Ministri shtoi se vendimi për pagat do të votohet në Kuvend brenda këtij muaji dhe do të merret një vendim.
"Paraja publike është para e qytetarëve, jo e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Ky është parimi më i rëndësishëm për të gjithë, vlen për të gjithë njësoj. Këtë përgjegjshmëri që qytetarët presin nga ne, do ta mbrojmë pa asnjë hezitim. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme, janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo institucion.
Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjegjshmëria për zbatimin e buxhetit kërkojnë autorizim të qartë ligjor për ta zbatuar. Këtu na është krijuar edhe problemi. Është boshllëku ligjor shkaku i gjithë situatës në të cilën ne ndodhemi sot. Nuk kemi arritur këtu se dikush kërkoi më shumë dhe dikush kërkoi më pak. Kemi arritur sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratit, të cilën Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi. Në mungesë të autorizimit ligjor, Ministria e Financave është në pamundësi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gogu.
Ai mohoi se situata është krijuar për shkak të një përplasjeje mbi nivelin e pagave, duke theksuar se çështja lidhet me mungesën e një formule të re ligjore për pagat. Gogu shtoi se, në kushtet e mungesës së këtij autorizimi ligjor, Ministria e Financave nuk mund ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Ky boshllëk ligjor do të plotësohet në Kuvend, në sesionin e ri parlamentar. Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit. Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen me njëra-tjetrën, por që çështja të diskutohet në Kuvend në ditët në vijim. Nuk mund të kthehemi në ditët kur ushqejmë konflikt. Ky do të jetë drejtimi ynë dhe kjo do të jetë edhe detyra ime, në rolin që kam, për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje apo keqkuptim të një situate njëherë e përgjithmonë. Pagat kanë nevojë për autorizim ligjor dhe formulë ligjore, dhe kjo do të nisë menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar. Përpjekjet e qeverisë kanë qenë vazhdimisht që të mos vonohen pagat e gjyqtarëve”, tha ai./Dosja.al
Edi Rama dhe Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e uroi ...
Sali Berisha SHBA- Kreu i Partsë demokratike Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bshkuara të Amerikës. Në një po...
Foto ilustruese Në vorbullën e debatit të lindur mes magjistratëve dhe Ministrisë së Financave, për çështjen...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur në të gjithë Shqipërinë Prania Besnike e Partisë...
Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka reaguar sot lidhur me raportimet për përfshirjen e dy efektivëve të Policis...
foto ilustruese BRUKSEL- Pesë vende të BE-së kanë deklaruar se janë gati të dërgojnë migrantë të par...
Sofia Moreira de Sousa TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar për herë t&eu...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare më 8 shtator 2026, n&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve në Vlorë të biznesmenëve Vasil Bedinaj i Regina Hotel ...