Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Me anë të të videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar përplasjen e djeshme si një konfliktit banal dhe brutal mes dy biznesmenëve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve në Vlorë të biznesmenëve Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group. Me anë të të videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar përplasjen e djeshme si një konfliktit banal dhe brutal mes dy biznesmenëve. Në reagimin e tij Kryeministri theksoi se toka që u bë ‘mollë sherri’ mes Bedinajt e Muçës do të shpronësohet për interes publik.
Kryeministri tha më tej se sipas ligjit, ajo sipërfaqe do të kthehet si një aset publik dhe turistik për të gjithë. Sipas tij, zhvillimi i turizmit nuk lidhet vetëm me transformimin fizik të territorit, por kërkon gjithashtu edhe një standard të ri sjelljeje nga të gjithë aktorët e sektorit, nga investitorët deri te punonjësit.
"Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie, por edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, që shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë, nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar. Prandaj banalitetet dhe brutaliteti i çdo lloj natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli me dhunë, me harbutllëk mbi klientët, me papërgjegjshmëri mbi hapësirën publike, duhet të bëhen shembull të një vije të kuqe të domosdoshme për Shqipërinë.
Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme. Dhe sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik e turistik për të gjithë. Një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park i gjallë, ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësuese të Mesdheut dhe do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohën në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një hapësirë e re e dijes, e turizmit të eksperiencës, një tokë që i ndau me dhunë 2 investitorë fqinjë, duke pështirosur gjithë Shqipërinë, do kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një territor paqeje nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes, pemës së bekuar të ullirit," tha Rama.
Si ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Mollë sherri mes dy biznesmenëve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group. Konkretisht punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al
Edi Rama, Ermelinda Meksi TIRANË- Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyr...
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari KOSOVË- Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen më 9 shtator për vazhdimin e seancës ko...
Anna Strolenberg HOLANDË- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka ngritur shqetësimin për mbylljen e disa llogarive të aktivistëve ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
Erion Veliaj TIRANË- Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë bërë kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen italiane Giorgia Meloni, pasi sot është bërë qeveria më jetëgj...
KOSOVË- Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes së mbi 200 profileve në Instagram që pasqyronin protest...
Perplasja TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë nesër, më 4 shtator 2026, në dhomë këshillimi, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se qeveria ka bllokuar 200 llogari në rrjete sociale që kanë pasqyru...