LIVE UPDATES
Politike

Dalin 'NUL' vendimet e KLP dhe KLGJ për pagat. Mazhoranca dorëzon në Kuvend projektligjin si do të rrisë rrogat e gjyqtarëve

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se, përmes një shkrese që mban datën 2 shtator 2026, Niko Peleshi njofton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj që bën fjalë: “…Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016...”, i cili lidhet me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

5 September 2026, 09:17 Nga G.M
Dalin 'NUL' vendimet e KLP dhe KLGJ për pagat. Mazhoranca
Foto ilustruese

Në vorbullën e debatit të lindur mes magjistratëve dhe Ministrisë së Financave, për çështjen e rritjes së pagave nga muaji gusht 2026 e në vijim për gjyqtarët dhe prokurorët, tashmë në këtë konflikt ka hyrë dhe Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se, përmes një shkrese që mban datën 2 shtator 2026, Niko Peleshi njofton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj që bën fjalë: “…Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016...”, i cili lidhet me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përmes këtij projektligji, që, siç rezulton në Kuvend, është depozituar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në datën 30 korrik 2026, synohet të miratohen disa ndryshime në ligj, me qëllim rritjen e rrogës mujore për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe marrjen e pagesave mujore të prapambetura për këtë kategori.

Ndërsa dy deputetët që kanë bërë propozimin rezultojnë të jenë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli. Projektligji parashikon një rritje të pagesës për gjyqtarët dhe prokurorët, por jo sa e ka përllogaritur KLP-ja dhe KLGJ-ja. Çka do të sjellë një përplasje të re në gjykatë mes Unionit të Gjyqtarëve dhe Qeverisë.

Tashmë, përmes kësaj lëvizjeje, qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë nxjerrin “NUL” dhe bëjnë të pazbatueshëm dy vendimet e marra në muajin gusht 2026 nga KLGJ dhe KLP, që caktonin referencat e reja të pagës mujore për një prokuror dhe gjyqtar. Mësohet se, së bashku me projektligjin, 3 institucioneve më të larta të Drejtësisë Shqiptare, Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i është përcjellë dhe relacioni shoqërues.

Në relacion thuhet shprehimisht se: “…me miratimin e këtij projektligji, Kuvendi zbaton një nga detyrimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar ligjin nr. 96/2016, "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me norma të cilat garantojnë përllogaritjen e pagës së magjistratëve, gjyqtarë dhe prokurorë, në përputhje me vendimin e Gjykatës…”.

Më poshtë, relacioni sqaron se: ”…me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka detyruar shprehimisht Kuvendin të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31 korrik 2026. Për rrjedhojë, ky projektligj është përgjigjja ligjvënëse ndaj këtij detyrimi kushtetues brenda afatit të përcaktuar…”. Pra, vetëm përmes kësaj lëvizjeje, Kuvendi i Shqipërisë “de facto” dhe “de jure” kërkon të sqarojë se është ai institucioni që ka ekskluzivitetin e rritjes së pagave mujore për gjyqtarë dhe prokurorë dhe jo KLGJ dhe KLP.

Në këtë drejtim, të gjitha vendimet e marra nga KLP dhe KLGJ janë të papërdorshme, pasi përllogaritja e pagave të reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë do të bëhet nga Kuvendi përmes një projektligji të iniciuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Prej datës 2 shtator 2026, ky projektligj i është çuar për marrje mendimi Gjykatës Kushtetuese, KLGJ-së dhe KLP-së dhe, derisa të diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve dhe miratohet në Kuvend, afati kohor për zbatim do të shkojë në muajin nëntor ose dhjetor. Nga ana tjetër, mësohet se Unioni i Gjyqtarëve pritet të përgatisë një tjetër padi, për ta kundërshtuar këtë lëvizje të maxhorancës qeverisëse në Gjykatë.

Ndërkohë, qysh prej datës 1 shtator 2026, gjyqtarë, prokurorë dhe administrata civile, si kancelarë, sekretare gjyqësore, arkiviste, shoferë, kryesekretare dhe burime të tjera njerëzore që shërbejnë në prokurori dhe gjykata, nuk kanë marrë rrogën e muajit gusht, pasi ato janë bllokuar në Thesarin e Shtetit nga Ministria e Financave.

Përjashtim kanë bërë vetëm Prokuroria e Posaçme SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Shkolla e Magjistraturës, të cilat ndryshe nga institucionet e tjera, kanë çuar referencat e vejtra të pagës mujore dhe Ministria e Financave nuk ka marë asnjë masë bllokimi ndaj tyre.

Projektligji

Sipas projektligjit të siguruar nga gazetari Elton Qyno, në Nenin 1 të tij thuhet se: “…me miratimin e këtij projektligji Kuvendi zbaton një nga detyrimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar ligjin nr. 96/2016, "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me norma të cilat garantojnë përllogaritjen e pagës së magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë), në përputhje me vendimin e Gjykatës. Me këtë vendim Gjykata ka detyruar shprehimisht Kuvendin të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31 korrik 2026. Për rrjedhojë, ky projektligj është përgjigjja ligjvënëse ndaj këtij detyrimi kushtetues brenda afatit të përcaktuar…”.

Ndërsa Pika 4 e projektligjit thotë se duhet të ndryshohet si vijon:

Për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, shtesa për vjetërsi llogaritet në masën 2 përqind të pagës referuese bazë për çdo vit të përvojës profesionale juridike të njohur si kusht për emërimin në këtë detyrë, por jo më shumë se 25 vjet".

Në pikën 5, shkronja "a", fjalia e parë ndryshon si më poshtë:

"a, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.38 me pagën e Presidentit të Republikës. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i indeksimit në çdo rast nuk kalon një pikë përqindjeje mbi nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë."

Në pikën 5, shkronja "d", ndryshon si më poshtë:

Shtesë për vështirësi pune, në masën 80 përqind të pagës bruto fillestare, për magjistratët që ushtrojnë funksionin pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe për gjyqtarët që ushtrojnë funksionin në Gjykatën e Lartë".

Në pikën 5, pas shkronjës "d", shtohet shkronja "dh" me përmbajtjen si më poshtë:

"dh. shtesë për funksionin në masën 5 përqind të pagës bruto fillestare, për Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe për gjyqtarët që ushtrojnë funksionin në Gjykatën e Lartë".

Pas pikës 5 shtohet pika 6 me përmbajtjen si më poshtë:

Shtesat e parashikuara në shkronjat "d" dhe "dh" të pikës 5 të këtij neni, përtej gjyqtarëve që ushtrojnë funksionin përkatës, sjellin efekte vetëm për pagën e anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas referencës në nenin 17 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", i ndryshuar. Këto shtesa nuk gjejnë zbatim për funksionarët e tjerë publikë, kur pagat e tyre referojnë te paga e gjyqtarit ose kryetarit të Gjykatës së Lartë, apo e Prokurorit të Përgjithshëm./Syri.net

klp klgj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin