13 May 2025, 07:44
Nga M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga një shkollë në “Shkozë”, e cila po shërben për numërimin e votave tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve. Në një intervistë për emisionin "Opinion" Shehaj tha se partia Mundësia ka pasur një rezultat të mirë në kryeqytet, ku pretendon të marrë mandatin e dytë, por shtoi se në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë. Ai u pyet nëse do të pranonte zgjedhjet, por tha: “pak rëndësi ka se çfarë themi ne”.
“I zhgënjyer. Ishte nën pritshmëritë. Duhet thënë se kemi një rezultat shumë më të mirë në Tiranë dhe qytete, kurse në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë. Jemi shumë afër një tjetër mandati dhe jemi këtu në çdo qendër numërimi për të luftuar për çdo votë, që çdo votë e Partisë Mundësia të numërohen të gjitha.
Nuk u nisëm për të marrë sa më shumë deputetë, sepse unë mendoja që të merrnim sa më shumë deputetë jashtë se sa brenda, apo se e kisha më të lehtë unë të bëhesha deputet më lehtë jashtë partisë, sesa brenda. Filluam një projekt politike, ky është vetëm hapi i parë, do donim që të ishim më mirë. Por, të jesh forca e tretë politike në Tiranë, do bëjmë një analizë, por nuk mendoj se është rezultat zhgënjyes.
Ne jemi një parti e re 10 muaj që kemi ekzistuar. Nuk kemi struktura si partitë e reja. Në fshatra informacioni nuk ka shkuar, nuk na kanë kuptuar. Shiko ne jemi të vetëdijshëm që garojmë në Shqipëri, ku nuk jemi aspak në kushte të barabarta. Nuk ka shkuar gjithçka, çfarë nuk ka shkuar në zgjedhjet e mëparshme. Por, ne nuk duhet të japim justifikime, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Shehaj.
agron shehaj
Politike
13 May 2025, 07:33
E. D
BERAT- Në Berat numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit. Konkretisht janë numëruar 274 QV nga 275 gjithsej. Sipas rezultat...
Politike
13 May 2025, 07:36
M.B
Ulëset në Kuvend
TIRANA- Me 93% të votave të numëruara në rang vendi po merr formë edhe parlamenti i ri. Nga t...
Politike
13 May 2025, 07:31
M.B
Kryetarët e partive të reja
TIRANA- Të dhënat ende provizore tregojnë se tre prej partive të reja, që hyjnë pë...
Politike
13 May 2025, 07:33
M.L
TIRANË- Edhe në zgjedhjet e 11 majit, më pak se gjysma e shqiptarëve të pranishëm në listat e zgjedhësve e ushtroi t&e...
Politike
13 May 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gati gjysma e elektoratit (47,7 %) figuron se jeton jashtë vendit, duke krijuar një hendek të madh midis listës...
Politike
13 May 2025, 07:20
M.L
Foto ilustruese
FIER- 514 kuti me fletë votimi janë numëruar në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total. Sipa...
Politike
13 May 2025, 07:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në Parkun Olimpik vijon ende numërimi i votave të diasporës. Aktualisht deri më tani nga 194.889 zar...
Politike
13 May 2025, 07:11
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Janë numëruar 4904 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dh&e...
Politike
13 May 2025, 07:14
E. D
DURRËS- Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth të Durrësit. Për këtë incident është njoftuar edhe...
Politike
12 May 2025, 22:57
E. D
foto ilustruese
SHBA- Siguria ndërkombëtare dhe sistemi financiar, të ndërtuara dhe të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara pas Luft&...