3 September 2026, 10:17
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “Pasqyrë Albania” që sipas tij do tu mundësojë qytetarëve të kenë akses te informacioni dhe dokumentet që lidhen me veprimtarinë e shtetit. Gjatë fjalës së tij me grupin parlamentar, Rama tha se në fazën e parë platforma do të përfshijë qeverinë, ndërsa ftoi që të marrin pjesë dhe pushteti legjislativ dhe gjyqësor.
Sipas kryeministrit, “Pasqyrë Albania” synon t’i japë qytetarit mundësinë të mos mbështetet vetëm te deklaratat e institucioneve apo raportimet mediatike, por të kontrollojë vetë dokumentet, procesverbalet dhe të dhënat zyrtare.
"Pasqyrë Albania është një hapësirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë që na jep në këtë fazë të zhvillimit AI, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e cdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur dhe për të kërkuar mbështetje. Që të jemi të qartë, për të mos krijuar konfuzion, hë për hë do të jetë një hapsirë ku qeveria do jetë aty, por e mira e do që te Pasqyrë Albania të jenë edhe legjislativi edhe gjyqësori, po kjo është vendimmarrje e tyre. Ato sot janë rafte, vendosin informacion dhe e lënë qytetarin të gjejë cfarë të mundet dhe ti kuptojë sit ë mundet. Është një kontratë kushtetuese e qytetarin me shtetin. Ku qytetari nuk gjen cfarë tha qeveria sot, po cfarë po bën qeveria, pse po e bën, kush e ka në dorë këtë apo atë cështje që mua më intereson, mbi cilin ligj dhe në cilin dokument unë mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se po bëhet. Ku gjendet sot ecuria e procesit, dhe këtu jo vetëm në rast individual, por për cdo proces. Një qytetar sot nuk mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit lidhur me punët publike të Republikës së Shqipërisë. Pasqyre Albania do jetë vendi ku qytetari mund ti referohet vetë cdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal I thotë se rruga u shemb dhe u bë një krim, qytetari nuk mund të fajësohet për këtë, dhe as të pritet të ndryshojë mendim duke bërë qeveria një komunikatë apo një konferencë për shtyp, duhet të ketë mundësinë të gjejë me dokumenta, me procesverbale cfarë ndodhi realisht dhe cfarë po ndodh realisht. Kjo e ndryshon tërësisht pozitën e qytetarit dhe I jep një nga gjërat që i mungojnë. Duke e kaluar nga një kërkues në xhungël, në një kapacitet të plotë mbikëqyrësi, të punëve për të cilat mund të informohet nga të gjitha burimet dhe mund të gjejë të gjithë bazën faktike dokumentare dhe ndërkohë në këtë mënyrë të gjithë personat përgjegjës lidhur me cfarë nuk shkon janë në dritën e diellit dhe ose janë të larë përballë publikut se nuk lidhet me përgjegjësine tyre rrëshqitja e një kodre, ose janë aty të pajustifikueshëm me deklarata e pastime të rastit," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
3 September 2026, 10:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nevojën e një reforme në marrëdhënien mes qytetarit, shtetit dhe shu...
Politike
3 September 2026, 09:54
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeverisë...
Politike
2 September 2026, 22:41
E. D
foto nga takimi
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, megjithëse ka shprehur optimizëm, e ka pranuar se do t...
Politike
2 September 2026, 20:40
E. D
Richard Grenell
SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë...
Politike
2 September 2026, 19:20
E.d
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka propozuar në mbledhjen e sotme ndryshime në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara...
Politike
2 September 2026, 19:10
E. D
Këshilli i Ministrave
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime që përcaktojnë rregulla të reja për vler...
Politike
2 September 2026, 18:53
E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvi...
Politike
2 September 2026, 18:38
E. D
KOSOVË- Gjashtë deputetë, një marrëveshje e refuzuar dhe një parti që po përballet me një nga përplasjet m&e...
Politike
2 September 2026, 18:28
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti përmes një statusi publik ...
Politike
2 September 2026, 17:54
E. D
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...