LIVE UPDATES
Politike

Kufizimet ndaj gazetarëve në GJKKO/ PD: Gjykata e Posaçme të tërheqë rregulloren, drejtësia nuk mund të bunkerizohet

Me anë të një deklarate për mediat, PD kundërshton kërkesën që gazetarët të aplikojnë deri në 24 orë përpara për të ndjekur seancat, ndalimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike, si dhe përdorimin e sistemit “media pool”.

7 August 2026, 13:17 Nga E. D
Kufizimet ndaj gazetarëve në GJKKO/ PD: Gjykata e Posaçme
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e konsideruar atë kufizuese për aksesin dhe punën e gazetarëve. Me anë të një deklarate për mediat, Floriana Garo kundërshton kërkesën që gazetarët të aplikojnë deri në 24 orë përpara për të ndjekur seancat, ndalimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike, si dhe përdorimin e sistemit “media pool”.

PD i kërkon GJKKO-së të pezullojë dispozitat që prekin median dhe të hapë një proces konsultimi me gazetarët, organizatat e medias dhe ekspertët e lirisë së shprehjes. Në fund të deklaratës, Garo thekson se Partia Demokratike qëndron në krah të gazetarëve dhe organizatave të medias në mbrojtje të së drejtës së tyre për të informuar publikun lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe pa pengesa disproporcionale.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Partia Demokratike shpreh shqetësim serioz për rregulloren e re të miratuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendos kufizime të reja ndaj aksesit dhe punës së gazetarëve pranë kësaj gjykate. Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë pavarësinë e gjykatave, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e solemnitetit të proceseve gjyqësore.

Por siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën dhe solemniteti nuk mund të shndërrohet në censurë. Më shumë se aq, pavarësia e drejtësisë nuk mund të nënkuptojë liri nga kontrolli i publikut. Vetë GJKKO pranon në dokumentin shpjegues të rregullores se transparenca e drejtësisë është ‘një vlerë kushtetuese’. Pikërisht për këtë arsye, çdo kufizim i punës së medias duhet të jetë i domosdoshëm, proporcional, i përcaktuar qartë dhe i bazuar në ligj.

Rregullorja e re ngre pikëpyetje serioze në secilin prej këtyre aspekteve. Neni 93 parashikon mekanizma sipas të cilëve gazetarëve mund t’u kërkohet të aplikojnë deri 24 orë përpara për të ndjekur një seancë gjyqësore. Një seancë publike është publike pikërisht sepse aksesi në të është parimi dhe kufizimi përjashtimi.

Një gazetar i akredituar nuk duhet të detyrohet të kërkojë leje nga institucioni për të ushtruar të drejtën e tij për të raportuar mbi një seancë që ligji e përcakton publike. Nëse ekzistojnë probleme konkrete me kapacitetin e sallave, ato mund dhe duhet të zgjidhen me masa proporcionale organizative, jo duke transformuar aksesin e medias nga një e drejtë në një autorizim.

Edhe më shqetësues është ndalimi i telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike për gazetarët. Në gazetarinë e sotme, telefoni është një instrument pune. Me të gazetari komunikon me redaksinë, verifikon informacionin, mban shënime dhe raporton në kohë reale. Ndalimi kategorik i tij nuk është thjesht një masë sigurie, por prek drejtpërdrejt aftësinë e medias për të informuar publikun në kohë reale për procese gjyqësore me interes të jashtëzakonshëm publik.

Rregullorja parashikon gjithashtu përdorimin e sistemit ‘media pool’, përmes të cilit pamjet e proceseve me interes të lartë publik mund të kontrollohen nga infrastruktura e vetë gjykatës.

Partia Demokratike konsideron se çdo sistem i tillë duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e medias dhe nuk duhet të shndërrojë institucionin që raportohet në përzgjedhësin apo kontrolluesin e vetëm të materialit pamor që merr publiku. Shqetësim serioz ngre edhe përdorimi i koncepteve të gjera dhe subjektive, si ‘cenimi i dinjitetit’, të shoqëruara me sanksione që mund të shkojnë deri në pezullimin për gjashtë muaj apo revokimin e akreditimit të gazetarit.

Akoma më problematik është fakti se, sipas organizatave të gazetarëve, nuk parashikohet një mekanizëm i qartë dhe efektiv ankimi ndaj këtyre vendimeve. Asnjë gazetar nuk mund të lihet në mëshirën e një vendimi administrativ të pakontestueshëm për të ushtruar një të drejtë të garantuar me Kushtetutë. Partia Demokratike vëren gjithashtu me shqetësim se një rregullore që prek drejtpërdrejt punën e gazetarëve është hartuar pa një konsultim real me reporterët që mbulojnë çdo ditë proceset pranë GJKKO-së dhe me organizatat që përfaqësojnë median.

Partia Demokratike i kërkon GJKKO pezullimin e dispozitave të rregullores që prekin aksesin dhe punën e medias, dhe hapjen e menjëhershme të një procesi konsultimi me gazetarët, organizatat e medias, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe ekspertët e lirisë së shprehjes. Partia Demokratike qëndron në krah të gazetarëve dhe organizatave të medias në mbrojtje të së drejtës së tyre për të informuar publikun lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe pa pengesa disproporcionale./Dosja.al

artia demokratike floriana garo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin