6 August 2026, 20:19
Nga E.d
Foto ilustruse
Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4. Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.
Burime nga qeveria i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.
Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.
Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës. Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri.
Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.
Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.
Sakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali./Top Channel
edi rama 24 dhe 25 gusht pogradec
Politike
6 August 2026, 15:15
E.d
Luçiano Boçi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, deklaroi se Partia Demo...
Politike
6 August 2026, 15:00
E.d
Foto ilustruse
Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk u ...
Politike
6 August 2026, 14:19
D.S
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Në Kosovë, gati dy muaj pas zgjedhjeve të parlamentit të tetë qershorit, u tentua t...
Politike
6 August 2026, 14:16
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për ...
Politike
6 August 2026, 13:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale lidhur me dokumentin "Besa". Në postimin e tij...
Politike
6 August 2026, 12:31
E. D
Valbona Kola
KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar projektin e propozuar n...
Politike
6 August 2026, 12:16
D.S
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Sot në Parlamentin e Kosovës, 120 deputetët e legjislaturës së 11-të janë betuar, du...
Politike
6 August 2026, 12:20
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit me vlerë 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve ...
Politike
6 August 2026, 11:58
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës p&...
Politike
6 August 2026, 11:49
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për të vijuar bisedime...