LIVE UPDATES
Politike

PD: Rama kërkon të korruptojë protestën, ofron dhjetëra vende pune me kontrata të përkohshme për pjesëmarrësit aktivë

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kedhi akuzoi qeverinë se ka krijuar një skemë punësimesh pa transparencë dhe konkurrim, duke pretenduar se kontratat pesëmujore për pozicione "specialist arkivi" janë një përpjekje për të blerë heshtjen e të rinjve dhe për të dobësuar protestën.

31 July 2026, 14:38 Nga E. D
PD: Rama kërkon të korruptojë protestën, ofron dhjetëra
Nikola Kedhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka publikuar një denoncim ndaj qeverisë, duke pretenduar se vendet e reja të punës me kontrata të përkohshme janë përdorur si mjet politik për të ndikuar te pjesëmarrësit aktivë në protestë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kedhi akuzoi qeverinë se ka krijuar një skemë punësimesh pa transparencë dhe konkurrim, duke pretenduar se kontratat pesëmujore për pozicione "specialist arkivi" janë një përpjekje për të blerë heshtjen e të rinjve dhe për të dobësuar protestën.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:

Sot dua të bëj publik një denoncim të ardhur nga brenda administratës shtetërore. Me VKM nr. 582, datë 22 korrik 2026, qeveria ka shtuar 100 vende pune me kontrata të përkohshme pesëmujore, të gjitha me një emërtesë të vetme: ‘Specialist arkivi’. Vendet nuk janë shpallur publikisht. Nuk ka pasur asnjë konkurrim. Nuk ka pasur kritere të bëra publike. Ndërkohë, emrat kanë qenë gati përpara vendimit të këshillit të ministrave.

VKM-ja u miratua më 22 korrik dhe efektet financiare fillojnë më 1 gusht. Por kur u përzgjodhën 100 emrat, si u përzgjodhën kur vendet nuk u shpallën dhe nuk pati asnjë konkurs? 100 emrat e paracaktuar janë të rinj, mes tyre edhe studentë që ende nuk kanë mbaruar Bachelor-in. Profile nga ekonomia, drejtësia, mjekësia, psikologjia, agronomia. Shumë profesione të ndryshme, por me qëllimin e qeverisë për të pasur një specialitet të vetëm: besnikërinë.

Pra, për ta thjeshtuar: nuk janë hapur vendet për t’u zgjedhur kandidatët. Janë zgjedhur emrat, dhe pastaj është përgatitur vendimi për t’i punësuar. Këta të rinj nuk kanë faj që dikush u premtoi një vend pune. Fajin e ka ai që ndërton skema të tilla dhe tregon edhe njëherë se çfarë mendon për të rinjtë, dhe se si i trajton për interesat e tij.

Vendimi vetë ngre pyetje që nuk u gjendet asnjë përgjigje e ndershme. Çfarë pune arkivi kërkon njëqind veta për pesë muaj? Pse paguhen nga dhjetë institucione të ndryshme, kur të gjithë, sipas vetë vendimit, në pikën 2, punojnë në një vend të vetëm, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave? Përgjigjja dihet: kur një shpenzim copëtohet nëpër dhjetë buxhete, asnjë shifër s’duket e madhe dhe asnjë sy publik s’e kap dot të plotë. Kjo është teknikë fshehjeje. Dhe për këtë do duhet të jetë e vëmendshme dhe KLSH.

Një detaj që flet vetë është fakti se efektet financiare fillojnë më 1 gusht. Pikërisht kur të rinjtë janë në shesh. Dhe ky është thelbi. Kjo nuk është thjesht shkelje ligjore, por një operacion i mirëfilltë politik. Rama nuk po punëson arkivistë. Po përpiqet të blejë heshtjen e të rinjve me të gjitha mënyrat, pikërisht kur një brez i tërë i është kundërvënë në rrugë, me qellimin e vetem për të arkivuar revoltën më të madhe të tre dekadave të fundit.

Rama po përdor dy duar kundër të rinjve: me njërën u jep kërbaçin në shesh, me tjetrën u tund kontrata pesëmujore, me shpresën se do t’i blejë, t’i përçajë dhe të minojë protestën. Ne thelb kjo eshte vetem nje nga shume format qe ai perdor per minimin e protestes. Nuk do ja dale! Te rinjte nuk mashtrohen.

Nuk u jep një të ardhme, siç nuk e ka bërë në asnjë nga vitet e sundimit të tij. U jep vetëm pesë muaj. Nuk u jep meritokraci. U jep një vend të përkohshëm në një listë, për aq kohë sa t’i shërbejë interesit të tij. Nuk u garanton liri. U kërkon heshtje. Përtej denoncimit, unë sot dua t’u flas pikërisht të rinjve, edhe atyre 100 emrave në listë.

Ju nuk jeni problemi. Ju jeni prova e problemit real: në këtë vend, edhe puna e parë e një të riu duhet të kalojë nga dora e partisë. Edhe i riu i saposhkolluar duhet të përdoret nga kjo qeveri, ndryshe rruga e vetme për të është blerja e një bilete pa kthim. Kjo është fyerja, jo nga ne, nga ata që këtë e kanë ndërtuar model sundimi.

Ekziston një rrugë tjetër dhe këtë e themi me përgjegjësi e garanci. Punë që fitohet me konkurs të hapur, ku CV-ja vlen më shumë se telefonata, apo interesat politike e elektorale. Një ekonomi ku biznesi i vogël dhe sipërmarrësi i ri nuk mbyten nga taksat e nga miku i pushtetit që fiton çdo tender. Pagë që nuk ta ha inflacioni, se ekonomia bazohet te prodhimi, inovacioni, konkurrenca, arsimi, jo te fasadat, koncertet, narkotrafiku e listat elektorale. Dhe një shtet ku nuk të duhet askush ‘i fortë’ pas krahëve për të ecur përpara.

Kjo është zgjedhja e vërtetë përpara rinisë shqiptare. Jo ‘pesë muaj me Ramën ose dëbim’, por një vend ku e ardhmja jote nuk varet nga asnjë parti, përveç aftësive të tua. Rama mendon se rinia blihet me pesë muaj punë. Mendon se taktika të tilla do shuajnë qëndresën heroike të të rinjve shqiptarë për mbi dy muaj. Rinia shqiptare nuk shitet. Por do ta ndryshojë vetë këtë vend, duke i dhënë një mësim të mirë atyre që tentojnë të tallen me të./Dosja.al

nikola kedhi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin