31 July 2026, 12:35
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur banorët e Poliçanit, të cilët u ngritën në protestë kundër reformës territoriale, duke e cilësuar qëndrimin e tyre si një akt mbrojtjeje të interesit të komunitetit. Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati tha se opozita do të paraqesë propozimin e saj për ndarjen territoriale, i cili, sipas tij, do të ishte objekt diskutimi me qytetarët dhe do të lejonte sugjerime apo ndryshime nga komunitetet.
"Ndaj dhe sot jemi këtu për të paraqitur raportin dhe ndarjen territoriale që ka parashikuar grupi i punës së opozitës në parlament. Dhe ky projekt do paraqitej sipas planit për diskutim me qytetarët, të cilët me gjithë diskutimet e bëra, do kishin të drejtë të argumentonin plotësisht korrigjime, të argumentonin plotësisht shtesa, të argumentonin plotësisht riformulime. Por kjo nuk ndodhi sepse pabesisht, në mënyrë të njëanshme, Edi Rama u tërhoq me projektin e tij totalisht i platformës së Çubrilloviçit. Do ta mbyll duke përshëndetur banorët e Poliçanit, u treguan patriotë të vërtetë, çfarëdo që ishin, pa parti, socialistë, demokratë.
Me mbrojtjen që i bënë bashkisë së tyre, ata mbrojnë një të drejtë, ata mbrojnë një qeverisje që i duhet Shqipërisë për zhvillimin e saj dhe ndalimin e shpopullimin. Shembulli i banorëve të Poliçanit duhet të frymëzojë, dhe jam i sigurt që do frymëzojë, banorët e të gjitha komunave që Edi Rama me një të rënë të lapsit u bie kryq vetëm për qëllime të zeza elektorale dhe mafioze të pasurimit të tij për të centralizuar gjithçka sa më shumë në duart e tij. Dhe ftoj të gjithë banorët e bashkive të tjera të ndjekin shembullin e tyre. Por ftoj edhe të gjithë banorët e bashkive të parashikuara për t’u ngritur pas një studimi pas një studimi shumë serioz të ndjekin shembullin e tyre. Nuk mundet më një tiran të marrë vendime të tilla që shkelmojnë interesat e të gjithë shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
31 July 2026, 12:17
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëri do të garantojë sigurinë e pjesëmarrësve në S...
Politike
31 July 2026, 12:16
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokartike Sali Bersha gjatë një konference me gazetarët ka akuzuar qeverinë se po vazhd...
Politike
31 July 2026, 12:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër projektin e qeverisë për reformën territ...
Politike
31 July 2026, 11:50
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është liruar ditën e sotme nga arresti me burg. Mëso...
Politike
31 July 2026, 11:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se 30 vende i drejtohen sot Shqipërisë për të marrë mjete të prodhua...
Politike
31 July 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po vazhdon punën për prodhimin e 14 automjete të reja zjarrfik&eu...
Politike
31 July 2026, 11:27
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri për Forcat e Armatosura. Gjatë...
Politike
31 July 2026, 11:23
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, publikoi të dhë...
Politike
31 July 2026, 10:24
E. D
Albert Malaj
MEMALIAJ- Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj ka reaguar pas propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë Memaliaj. ...
Politike
31 July 2026, 09:30
E. D
Jola Hysaj
TIRANË- Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka reaguar pas e...