31 July 2026, 13:19
Nga E. D
, Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me debatet për reformën territoriale, ku PS ka propozuar shkrirjen e 15 bashkive. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se vendimi i PS për të mos zgjatur mandatin e Komisionit tregon se mazhoranca nuk ka pasur vullnet për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Sipas tij, propozimi i mazhorancës është një hap që dobëson qeverisjen vendore dhe se nxit shpopullimin. Në fund të reagimit të tij, Bardhi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një reformë që forcon pushtetin vendor dhe afron shërbimet me qytetarët, jo për një proces që përqendron pushtetin në duart e qeverisë qendrore.
Reagimi i Bardhit:
Vendimi i Partisë Socialiste për të votuar kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale konfirmoi edhe një herë se kjo mazhorancë nuk ka pasur asnjëherë vullnet për një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të bazuar në interesin e qytetarëve. Që në nisje të këtij procesi, objektivi i saj ka qenë përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit, e jo përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e cilësisë së qeverisjes vendore.
Refuzimi për të vijuar punën me konsensus dëshmoi mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet e prekura, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë. Një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve nuk mund të ndërtohet me vendime të njëanshme dhe pa konsultim të gjerë publik.
Propozimi për shkrirjen e 15 bashkive ekzistuese nuk përbën reformë administrative. Ai është një hap tjetër drejt dobësimit të qeverisjes vendore, largimit të shërbimeve nga qytetarët dhe përshpejtimit të shpopullimit të vendit. Ne kundërshtojmë me vendosmëri shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë.
Çdo komunitet i prekur duhet të ketë të drejtën të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje nga Kuvendi. Ky nuk është vetëm një standard demokratik, por një detyrim kushtetues. Kushtetuta përcakton qartë se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to dhe pa u mbështetur në interesat e përbashkëta ekonomike, sociale e kulturore, si edhe në traditën historike të zonave përkatëse.
Shqipëria ka nevojë për një reformë që forcon pushtetin vendor, afron shërbimet me qytetarët dhe krijon mundësi reale zhvillimi për çdo komunitet. Nuk ka nevojë për një reformë që përqendron pushtetin në qendër, dobëson autonominë vendore dhe i trajton bashkitë si instrumente të interesit politik të radhës. Çdo reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi dialogun, konsensusin dhe interesin publik. Ajo duhet të jetë një reformë afatgjatë, e qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane, jo një projekt politik i diktuar nga interesat elektorale të momentit. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën e qytetarëve për t'u dëgjuar dhe për të pasur një qeverisje vendore që u shërben atyre, jo interesave politike të mazhorancës./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
31 July 2026, 13:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentoi ikjen nga PD të Jola Hysajt, e cila u emërua nga kryemin...
Politike
31 July 2026, 12:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lirimin nga burgu të Ilir Beqajt, për të cilin GJKKO ca...
Politike
31 July 2026, 12:44
I.A
Edi Rama dhe Kanye West
TIRANË- Koncerti i Kanye West në Tiranë nuk ishte vetëm një spektakël muzikor por dhe një histor...
Politike
31 July 2026, 12:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur banorët e Poliçanit, të cilët u ng...
Politike
31 July 2026, 12:17
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëri do të garantojë sigurinë e pjesëmarrësve në S...
Politike
31 July 2026, 12:16
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokartike Sali Bersha gjatë një konference me gazetarët ka akuzuar qeverinë se po vazhd...
Politike
31 July 2026, 12:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër projektin e qeverisë për reformën territ...
Politike
31 July 2026, 11:50
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është liruar ditën e sotme nga arresti me burg. Mëso...
Politike
31 July 2026, 11:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se 30 vende i drejtohen sot Shqipërisë për të marrë mjete të prodhua...
Politike
31 July 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po vazhdon punën për prodhimin e 14 automjete të reja zjarrfik&eu...