28 October 2024, 13:50
Nga M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku përmendi një raport konfidencial të OSBE-ODIHR-it, të publikuar në vitin 2015, i cili ngrinte dyshime për korrupsion të përmasave të mëdha e që nuk është përgënjeshtruar sipas tij nga kryeministri Edi Rama.
Blushi tha se sipas OSBE-së, kryetari i PS-së, kryetari i bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011, dhe tani kryeministër, është përfolur shumë për dyshimet e përfitimit të një tarife në lejet e ndërtimit, që varionte nga 10 deri në 20% e vlerës së ndërtesave. Ai shtoi se për Ramën sot, 200 milionë euro janë thjesht bakshishe, të investuara në kompani offshore përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Askush në këtë vend nuk mund të harrojë kurrë se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë qenë gjithmonë në anën tjetër të barrikadës, të provuar me mijëra dokumente, fakte dhe prova si hajdutë ordinerë dhe të përbindshëm të fondeve publike, duke vazhduar edhe sot e kësaj dite të grabisin qindra miliona euro. Dhe, afërmendsh, Dumani as që guxon t’u përmendë emrin.
Po ju sjell në vëmendje një akuzë konkrete nga një institucion shumë serioz ndërkombëtar, bërë publike në media, raportin konfidencial të OSBE-ODIHR-it, të vitit 2015, i cili kurrë nuk është përgënjeshtruar nga Edi Rama. Por afërmendsh, për Altin Dumanin, ky është një “krim intelektual”. Ky raport nuk është dëshmi si ajo e Romeo Karajt apo të gjithë të ngjashmëve me mbiemrin e tij. Çfarë shkruan OSBE në këtë raport, për të cilin Edi Rama nuk është thirrur asnjë sekondë në SPAK?
Sipas OSBE-së, kryetari i PS-së, kryetari i bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011, dhe tani kryeministër, është përfolur shumë për dyshimet e përfitimit të një tarife në lejet e ndërtimit, që varionte nga 10 deri në 20% e vlerës së ndërtesave. I kujdesshëm për të operuar përmes personave të tretë, ai ka mohuar përfshirjen e tij në akuza, por pasuria e tij llogaritet në rreth 200 milionë euro – një vlerë e llogaritur 10 vite më parë, pasi për Edi Ramën sot, 200 milionë euro janë thjesht bakshishe – të investuara në kompani offshore përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E theksoj, këtë e shkruan OSBE, dhe jo Romeo Karaj me gjithë të ngjashmit me mbiemrin e tij", tha Blushi.
tedi blushi
Politike
28 October 2024, 13:31
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale ftesën për takimin e radhës me diasporën. Pas takimit ...
Politike
28 October 2024, 13:29
I.A
Ilir Meta
Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për procedurat e ndjekura gjatë arrestimit të kreut të Partisë së L...
Politike
28 October 2024, 13:19
ZH.LL
Berisha ne konferencë për mediat
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se PD është e hapur ndaj aleatëve,...
Politike
28 October 2024, 13:22
M.B
Papa Françesku dhe Elisa Spiropali
VATIKAN- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçant&...
Politike
28 October 2024, 13:10
ZH.LL
Berisha në konferencë me gazetarët
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, nuk i është shmangur pyetjes së gazetarë...
Politike
28 October 2024, 12:59
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kryetari i Komisionit Anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë sotnë një konferencë pë...
Politike
28 October 2024, 12:58
ZH.LL
Berisha në konferencë me gazetarët
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish arrestimin e kreut të PL-së, I...
Politike
28 October 2024, 12:29
M.B
Usula Von der Leyen dhe Edi Rama
TIRANA- Arrestimi i presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputeti socialist, Jurgis ...
Politike
28 October 2024, 12:46
ZH.LL
Përplasja mes Nallbatit dhe Sinaj
TIRANË- Pushohet çështja për sherrin në parlament mes deputetëve Bledion Nallbati dh...
Politike
28 October 2024, 12:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër dhe të bash...