25 November 2022, 14:48
Nga A.B e.k
Damian Gjiknuri
ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri nuk ka preferuar të japë një koment në lidhje me akuzat e Opozitës së kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në përgjime me të arrestuarin Ardian Çapja, biseda që sipas PD-së janë asgjësuar. Nga Elbasani, Gjiknuri tha se në lidhje me akuzat në fjalë, duhet të përgjigjet vetë Balla dhe pse shtoi se këto janë aludime të Opozitës. Numri dy i PS-së tha se selia rozë bazohet tek vullneti i njerëzve dhe nuk njolloset nga akuzat që mund të bëhen nga media apo qarqe të caktuara.
“Janë pyetje që duhet t'ja bëni personi konkret. Partia Socialiste është një parti e fortë. Nuk dua të merrem me deklaratat e mediave, nuk di vërtetësinë e tyre, PS është një parti e fortë, bazohet te vullneti i njerëzve dhe nuk njolloset nga akuzat që mund të bëhen nga media apo qarqe të caktuara,"- tha Gjiknuri ndër të tjera.
Akuzat ndaj Ballës erdhën pasi vetë Ardian Çapja, një nga emrat më me ndikim në qytetin e Elbasanit, deklaroi se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Ai tha se pasi në Elbasan u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosën 7 të tjerë, hetimet hapën një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni. Në vendimin e datës 17 shkurt 2016, gjykata e Elbasanit nuk arrin të saktësojë nëse është ose jo Balla, duke iu referuar vetëm me numër telefoni, por që sipas Çapjas, emri i personit në fjalë është Taulant! Ardian Çapja tha në gjykatë se përgjimet e njeriut Taulant, janë zhdukur dhe asgjësuar. Akuza u përforcua nga Berisha që deklaroi në Kuvend se këtë rol e luajti prokurori i çështjes që u ngrit sipas tij në detyrë.
partia socialiste taulant balla damian gjiknuri
Politike
25 November 2022, 13:31
A.B
Agron Kapllanaj
TIRANË- Agron Kapllanaj iu është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha se është bashk&e...
Politike
24 November 2022, 13:49
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 74 vota pro marrëveshjes për Portin e Durrësit, në një seanc...
Politike
25 November 2022, 14:13
a.l
Servet Duzha
CËRRIK- Servet Duzha ka prezantuar kandidaturën për të marrë pjesë në procesin e primareve në Bashkin&...
Politike
25 November 2022, 14:08
a.l
Albert Mëlyshi
MIRDITË- Albert Mëlyshi ka prezantuar kandidatirën e tij për të marrë pjesë në procesin e prima...
Politike
25 November 2022, 13:11
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se asnjë vendim gjykate i marrë nga Edi Rama nuk do e mbajë p...
Politike
25 November 2022, 13:09
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme konferencën e përhershme me gazetarë...
Politike
25 November 2022, 13:07
A.B
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në momentin e votimit të projekti...
Politike
25 November 2022, 12:52
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk shet dhe nuk blen njeri për zgjedhje. Kjo deklaratë u bë nga ai gjat&eu...
Politike
25 November 2022, 13:02
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur sërish ditën e sotme akuzave të b&e...
Politike
25 November 2022, 13:03
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Partia Demokratike ka çuar në Prokurorinë e Posaçme padinë për projektin e Portit të...