LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja e qeverisë me magjistratët për pagat, Xama: Asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet

Ajo thekson më tej se administrata e thesarit nuk mund të ekzekutojë fonde shtesë nëse ato nuk janë të parashikuara dhe të disponueshme në llogarinë ekonomike. Sipas saj, thesari nuk mund të ekzekutojë një urdhër-shpenzim me vlerë më të lartë pa fondet përkatëse, pasi një veprim i tillë do të binte ndesh me rregullat buxhetore dhe mund të krijonte edhe detyrime të prapambetura.

8 September 2026, 11:52 Nga E. D
Përplasja e qeverisë me magjistratët për pagat, Xama:
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre të fundit, ku ka sqaruar se asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Xama thotë se fillimisht është qeveria që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili detyronte Kuvendin të bënte ndryshimet ligjore për mënyrën e përllogaritjes së pagës brenda datë 31 korrik të këtij viti.

Ajo thekson më tej se administrata e thesarit nuk mund të ekzekutojë fonde shtesë nëse ato nuk janë të parashikuara dhe të disponueshme në llogarinë ekonomike. Sipas saj, thesari nuk mund të ekzekutojë një urdhër-shpenzim me vlerë më të lartë pa fondet përkatëse, pasi një veprim i tillë do të binte ndesh me rregullat buxhetore dhe mund të krijonte edhe detyrime të prapambetura.

Gazetarja kritikon edhe institucionet e drejtësisë që kërkojnë ekzekutimin e pagave pa pasur fondet përkatëse në dispozicion. Në fund, Xama shton se përgjegjësia kryesore për situatën mbetet te qeveria për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ajo nënvizon se shkelja e një ligji nuk mund të kundërshtohet përmes një tjetër shkeljeje ligjore.

Reagimi i Ola Xamës:

Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve konfirmon se asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet. Fillimisht është qeveria që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili detyronte Kuvendin të bënte ndryshimet ligjore për mënyrën e përllogaritjes së pagës brenda datë 31 korrik të këtij viti.

Dukshëm ky vendim nuk është zbatuar dhe është një shkelje nga ana e autoriteteve përgjegjëse. Shkelja mund të jetë e Ministrit të Financave i cili ka detyrimin për t’i propozuar Këshillit të Ministrave projektligje të karakterit financiar, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave nëse akti është depozituar por nuk i është paraqitur brenda afateve Këshillit të Ministrave, ose Këshillit të Ministrave që nuk e ka miratuar nëse i është paraqitur.

Nga ana tjetër, që administrata e thesarit të kalojë fondet përkatëse në një llogari financiare do të duhet që paratë të gjenden në llogarinë ekonomike. Nëse ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” nuk është ndryshuar dhe nuk ka prodhuar efekte financiare, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Buxhetit nuk ka si të reflektojë në buxhet ndryshimet përkatëse, pasi do të shkelte Ligjin për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Në rastin në fjalë, thesari nuk ka si ekzekuton një urdhër-shpenzimi me vlerë më të lartë sepse do të ishte në shkleje të ligjit dhe rregullave buxhetore, madje dhe të natyrës penale pasi do të krijonte detyrime të prapambetura.

Si titullari i një institucioni të drejtësisë (nëpunësi autorizues) edhe drejtori i financës i këtij institucioni (nëpunësi zbatues) që ka bërë kërkesën për derdhjen e pagave pa patur fonde në llogarinë ekonomike, praktikisht ndodhen në shkelje të ligjit. Patjetër që shkelja e parë është e qeverisë që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por shkleja e ligjit nuk luftohet duke shkelur ligjin. Në shoqëritë me demokraci të konsoliduar situata të tilla thjesht nuk ndodhin. Në rastin e Shqipërisë do të ishte më mirë që pala e prekur nga padrejtësitë e ekzekutivit të shkelë etikën dhe të protestojë - sesa të marrë vetë vendime në shkelje të ligjit!/Dosja.al

ola xama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin