20 February 2025, 15:32
Nga I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Deputeti socialist Plarent Ndreca ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK ditën e sotme. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Ndreca ka deklaruar për gazetarët se nuk është gjetur asnjë shkelje në lidhje me tenderin për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend.
Ndreca theksoi se është kërkuar pushimi i çështjes, pasi janë konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Ndërkohë që shtoi se procedura e prokurimit nuk ka ndikuar në harxhimin e fondeve të buxhetit të shtetit.
"Nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë. Gjykata Administrative ka thënë se vlerësimi është i saktë dhe i drejtë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shteti," tha Ndreca.
Plarent Ndreca është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.
plarent ndreca
Politike
20 February 2025, 15:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian që morën pjesë në diskutimet rreth draft-raporteve ...
Politike
20 February 2025, 15:18
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidatët p&eu...
Politike
20 February 2025, 14:42
M.B
Edi Rama dhe Ilirjan Celibashi
TIRANA- Qëndresa Qytetare i kërkon Komisionit Qendror të Zedhjeve të ndalë takimin e kryeminis...
Politike
20 February 2025, 14:37
B.Z
Kryeministri Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK të enjten në një videodeklaratë të ndërpresë...
Politike
20 February 2025, 14:22
B.Z
Pamjet nga sheshi
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë këtë të enjte një takim me punonjësit e administr...
Politike
20 February 2025, 13:40
I.A
Delina Fico
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e djeshme kundër bashkëshortes së deputetit Blendi &Cce...
Politike
20 February 2025, 13:19
B.Z
Ajola Xoxa
TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të bashk&e...
Politike
20 February 2025, 13:18
B.Z
Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar këtë të enjte deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili u sh...
Politike
20 February 2025, 13:11
B.Z
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e kryesisë së PD, ka komentuar edhe takimin që pritet t&...
Politike
20 February 2025, 13:10
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake. ...