Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se menjëherë pas deklaratave të bëra publike ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, e cila, sipas tij, i ka bërë me dije se pretendimet janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta.
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka hedhur poshtë deklaratat e avokatit Gentian Serjani se policia ka ushtruar dhunë mbi një protestues të arrestuar, i cili vuan nga epilepsia. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se menjëherë pas deklaratave të bëra publike ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, e cila, sipas tij, i ka bërë me dije se pretendimet janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta.
Ministri shprehet më tej, se më pas Agjencia e Mbikeqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm. Në fund, Lamallari thotë se nëse edhe AMP-ja arrin në të njëjtin përfundim, Policia e Shtetit do të referojë çështjen në Prokurori ndaj deklaruesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si edhe do të kërkojë shqyrtimin e rastit në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për përgjegjësi etike dhe profesionale të avokatit.
Reagimi i Lamallarit:
Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit informacion mbi pretendimet e rastit në fjalë. Policia e Shtetit më ka informuar se pretendime të tilla janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta. Më pas Agjencia e Mbikeqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.
Por ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka vepruar kryesisht dhe pavarësisht prej Policisë së Shtetit duke i vizituar të ndaluarit për akte dhune, po ashtu nuk ka shtruar asnjë problem të kësaj natyre. Nëse edhe AMP-ja do të dalë në të njëjtat konkluzione Policia e Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron liçenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të pavarësis së ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kërkesa e protestuesve është edhe kërkesa krye...
Marjana Koçeku TIRANË- Prestigjozja britanike BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve më të fundit me të cilat po pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot është dita e kombit shqiptar, pasi qindra mij&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PPE mbështeti plotësisht protest&...
Edi Rama TIRANË- BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa në lidhje m...
Ermal Nufi TIRANË- Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Shkollës Kombëtare t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
TIRANË- Gjatë marshimit kilometrik në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë shprehur revoltën kundër qeverisë d...