31 August 2026, 12:22
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisa gjatë një konference shtypi ka denoncuar statistikat për kohën televizive të opozitës dhe qeverisë. Duke iu referuar monitorimeve të PD-së për muajin korrik, Berisha theksoi se katër mediat kryesore i kanë kushtuar pjesën dërrmuese të hapësirës së tyre Edi Ramës, ministrave dhe mazhorancës, ndërsa opozita dhe protestat qytetare kanë marrë një hapësirë shumë më të kufizuar.
Sipas Berishës, nga rreth 20 orë material të monitoruar, 13 orë e 51 minuta, ose rreth 69% i janë kushtuar mazhorancës, ndërsa vetëm 24.8% Partisë Demokratike. Ai tha se protestave qytetare u është kushtuar vetëm rreth 1 orë e 15 minuta.
"Tirania mediatike e narkoqeverisë ndaj opozitës vazhdon e pandërprerë. Përllogaritjet për muajin korrik të katër medieve kombëtare, të quajtura kombëtare, në fakt qeveritare antikombëtare, se ato që nuk qëndrojnë kombëtare, ato janë qeveritare, pra janë antikombëtare, këto media qeveritare antikombëtare në akt padrejtësie absolute, censure të pashembullt, në muajin korrik kanë transmetuar për Edi Ramën dhe partinë e tij nga 20 orë e 5 minuta e 55 sekonda, 13 orë e 51 minuta e 32 sekonda apo 69% të totalit ia kanë kushtuar glorofikimit, mashtrimit, narkoshtetit që i furnizon dhe i ushqen ata me tituj investitorësh strategjikë.
I detyron të shkelmojnë çdo ligj, çdo rregull, çdo normë të medieve dhe të kalojnë në një akt të shëmtuar censure ndaj opozitës. Pra, i kanë kushtuar 69% të informacioneve, komenteve dhe në tërësi të tyre, Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe suitës me radhë. I kanë kushtuar gjithsej 24.8% Partisë Demokratike. Dhe i kanë kushtuar nga 20 orë, vetëm 1 orë e 15 minuta lajmeve nga protesta më e fuqishme qytetare nga vitet ’90 gjer sot. E shikoni pra, se çfarë skllavërie mediatike ka vendosur Edi Rama mbi mediat e quajtura kombëtare, de facto antikombëtare, instrumente të narkoqeverisë dhe oligarkisë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
31 August 2026, 11:16
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur pretendime për pasurinë e ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, duke k&e...
Politike
30 August 2026, 16:10
D.S
Erjona Ismaili
VLORË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar publikisht dorëheqjen ...
Politike
30 August 2026, 16:06
TIRANË- Bekim Sejdiu është emri që po përflitet në kuadër të diskutimeve politike për presidentin e ardhshëm...
Politike
30 August 2026, 13:58
KOSOVË- Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjet e personave të zhdukur gjat&eum...
Politike
30 August 2026, 12:34
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se çmimi i naftës në vendin tonë, &e...
Politike
30 August 2026, 09:35
I.A
Dimali
BERAT- Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në...
Politike
29 August 2026, 16:21
D.S
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një tryezë diskutimi në...
Politike
29 August 2026, 15:59
D.S
GAZMENT BARDHI
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër për situat&eum...
Politike
29 August 2026, 13:13
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara t&eu...
Politike
29 August 2026, 12:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të...