23 July 2026, 12:54
Nga I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë për mungesë reagimi ndaj situatës jashtë Parlamentit, duke thënë se protestuesit duhet të trajtohen me dinjitet dhe jo si kundërshtarë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj u shpreh se cilësia e një proteste është pjesë e cilësisë së demokracisë dhe qytetarët kanë të drejtë kushtetuese të shprehin pakënaqësinë e tyre.
“U shfaq këtu një skenë sa cinike aq makabre, ku një pjesë e ministrave qeshnin. Në fakt fjala qeshnin është delikatesë, por u zgërdhinin në një kohë kur ata jashtë nuk janë armiq të Shqipërisë, por janë qytetarë të Republikës, të cilët protestojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, kundër korrupsionit dhe kanë 1000 arsye të zotit për të qenë të zemëruar”, deklaroi Gjekmarkaj.
Ai pretendoi se përdorimi i disa mjeteve nga policia kishte shkaktuar djegie te qytetarët dhe tha se ambulancat po lëviznin vazhdimisht për shkak të të lënduarve.
“Zoti Lamallari duhet të vijë këtu dhe të japë shpjegime për substancat që po përdoren kundër tyre, të pazakonta që po ju shkaktojnë djegie trupi. Ambulancat shkojnë e vijnë”, u shpreh Gjekmarkaj.
Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit janë mjete të certifikuara dhe përdoren për vetëmbrojtje dhe neutralizimin e personave të dhunshëm.
“Në përgjigje të interesimit të deputetit Gjekmarkaj lidhur me lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit, lëndët janë mjete irrituese speciale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të cilat janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese dhe përdoren nga forcat policore në vendet e BE dhe SHBA”, tha Lamallari.
Ministri akuzoi opozitën se po mban qëndrime kontradiktore ndaj policisë dhe tha se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunë gjatë protestave.
“Lajmi këtu është që kishte lezet partia e molotovarëve që i dilte në ballë gjëse me njerëzit me kapuç, por tani që hedhin gurin e fshehin dorën, të shndërrohet nga partia e molotovarëve në partinë e skuthave…paguajnë njerëz dhe mendojnë se protesta mund të behet me mercenarë të paguar, kjo nuk ndodh kurrë. Kur flitet për protesta ju duhet të rrini urtë dhe mos bëni moral për Policinë e Shtetit. Nuk keni asnjë të drejtë të pretendoni se ju përfaqësoni zërin e protestës atje. Largoni njerëzit me kapuça”, tha Lamallari./Dosja.al
agron gjekmarkaj
Politike
23 July 2026, 12:38
I.A
Tensionet
TIRANË- Tensionet janë rikthyer sërish ditën e sotme në Kuvend. Shkak për tensionet është bër&e...
Politike
23 July 2026, 12:15
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Punonjësit e Gardës kanë penguar sot hyrjen në Kuvend në seancë plenare të kryetarit të P...
Politike
23 July 2026, 12:04
E. D
TIRANË- Një qytetar është ndjerë keq gjatë protestës para Kuvendit. Mësohet se qytetari është rrëz...
Politike
23 July 2026, 11:48
E. D
TIRANË- Deputetja socialiste, Sara Mile, ka mbërritur në Kuvend për seancën plenare e shoqëruar me truprojë. Si&c...
Politike
23 July 2026, 11:45
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka sfiduar shumicën socialiste nga foltorja e Kuvendit që t&e...
Politike
23 July 2026, 11:30
I.A
Kuvendi
TIRANË- Me 82 vota kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD-s&eu...
Politike
23 July 2026, 11:27
I.A
TIRANË- Raporti përfundimtar i PS për reformën Territoriale parashikon katër skenarë se si mund të konfigurohet harta e bas...
Politike
23 July 2026, 11:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme...
Politike
23 July 2026, 11:07
I.A
Kuvendi
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, me qëllim vijimin e ...
Politike
23 July 2026, 10:54
I.A
Beridha dhe Boci
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protestuesit po kërkojnë me të drejtë fundin e Ku...