Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Rama tha se kush nuk mendon si turma, bëhet sipas tij objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes.
TIRANË- Kryeminstri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 17 ditësh në Tiranë. Përmes këtyre protestave qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën, ku një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut.
Rama tha se kush nuk mendon si turma, bëhet sipas tij objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Në lidhje me këtë, Rama ka ndarë një video gjatë tubimit të djeshëm ku protestuesit janë zhvendosur drej “Fan Zone” në qendër të kryeqytetit.
Edi Rama: NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën. Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit. Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.
Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.
Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime rrugësh automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin. Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve./Dosja.al
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse t&...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të...
Sokol Çomo TIRANË- Ceremonia përmbyllëse e Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokuror...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protest&...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme pë...
Takimet STRASBURG- Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare ...
Eric Wendt SHBA- Eric Wendt është emëruar ambasador i SHBA në Shqipëri, pasi ka marrë 51 vota pro dhe 47 kund...
Dritan Zagani TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë ve...
Anna Strolenberg BRUKSEL- Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ësht&eu...
Foto ilustruse KOSOVA- Tetë kuti votimi kanë mbetur pa u numëruar nga votat e diasporës. Nga procesi i numërimit të vota...