Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Protokolli turk i nxori kartonin e kuq në darkën presidenciale"/ Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar
Sipas tij, fakti që nuk pati një konferencë të posaçme për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s është një tjetër tregues që kërkon sqarim.
9 July 2026, 12:43Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Ramës në samitin e NATO-s, duke thënë se Rama ishte i vetmi që u përçmua në atë Samit. Duke folur në konferencë me gazetarët, kryedemokrati shtoi gjithashtu se konferenca e paralajmëruar për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s nuk u zhvillua. Sipas tij, fakti që nuk pati një konferencë të posaçme për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s është një tjetër tregues që kërkon sqarim.
"Së pari, thashë dhe një herë, akti i bllokimit të deputetëve të koalicionit VLEN është një akt që shkelmon marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mbasi këta ishin me pasaporta diplomatike. Edi Rama përpiqet të fshihet pas këtij skandali. Sepse ky është një gjest tjetër, një damkë tjetër, që ai merr jo vetëm në rajon, por në Europë dhe në mbarë botën. Ju e patë vetë, e patë vetë në samit. E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur. Që mendoi se me atletet e bardha, s'po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim.
E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i nxori kartonin e kuq: S'mund të vish! Edhe u detyrua të kthehet, mos bëjë më ekzibicionistin, por të zbresë tek këpucët normale për ngjarje të tilla. Shikojeni ju kur shkon, kur futet në pallatin presidencial për darkën e presidentit. Por aty nuk u tolerua, u përçmua. Ai pra hyri dhe doli nga ai samit si i vetmi njeri i përçmuar. Kjo është e vërteta. Kishte informuar këtu, kishte bërë gati televizionet se do dilte në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm. Do ishte një konferencë e veçantë shtypi. Po ajo nuk ndodhi. Nuk ndodhi asgjë. Përveçse e kthyen në rresht kur humbi orientimin, gjoja humbi orientimin, që t'i dukeshin këpucët e bardha, shakaxhi i paskrupullt," tha Berisha./Dosja.al