21 October 2022, 21:57
Nga F.M
Edi Rama, binjakët dhe medalja
TIRANË- Binjakët Mario dhe Xhulio Popa janë ekselentët e maturës shtetërore dhe në krye të fituesve në Universitete. Mario është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta, ndërsa vëllai i tij, Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve. Por, asnjëri prej tyre nuk ishin në listën e maturantëve që kryeministri Edi Rama vendosi t’i dekoronte me medalje ari si pasojë e rezultateve të arrira si maturantë.
“Jam rankuar i pari në të gjithë Shqipërinë, i kam fituar të gjitha, duke parë notat e maturës, e prisja, nuk u surprizova. Mendoj të futem në mjekësi të përgjithshme dhe të specializohem në kardio-kirurgji. E kam parë që tani, kam fituar dhe në universitetin në Gjermani. E mendojmë të ardhshmen tonë jashtë. Unë jam më shumë për vendet skandinave,”- thonë binjakët për A2CNN, duke treguar hapur se për të gjithë investimin që kanë bërë tek vetja e tyre ndër vite, presin shpërblim të merituar. Dhe një të tillë, siç duket nuk shohin se mund ta marrin në Shqipëri.
Ata janë fëmijë të dy prindërve mjekë dhe pavarësisht rezultateve nuk ishin në listën e Ministrisë së Arsimit këtë vit. Ata nuk u ‘dekoruan’ me medalje, por edhe të përzgjedhurit që morën shënimin e artë nga dora e kryeministrit Edi Rama, u ‘censuruan’.
Dosja.al ka mësuar se mes maturantëve ka pasur edhe nxënës të shkolla “Turgut Ozal” e “Mehmet Akif” që sot i kanë dyert e mbyllura me ‘dryrin’ e qeverisë me argumentin se kanë ndryshuar vendndodhje pa lajmëruar.
Medalja
Siç duket, shkollat që nuk përmbushin ‘kriteret’ e qeverisë janë ato që mbushin radhët me ekselentë. Për ta dokumentuar këtë gjë, Dosja.al ju sjell dhe foton e një prej nxënësve që ka marrë këtë medalje, dhe është pikërisht nga shkolla ‘Mehmet Akif’. Emri i nxënësit është mbuluar për arsye privatësie. Medalja ka dhe datën që u zhvillua ceremonia, nën dirigjimin e vetë kreut të qeverisë, 20 tetor 2022.
edi rama maturantet ekselente xhulio popa mario popa
Politike
21 October 2022, 21:15
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij nga një lokal, teksa të gjithë qytetarët ape...
Politike
21 October 2022, 20:17
F.M
Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor
BERLIN- Ministrat e jashtëm të Ballkani Perëndimor kanë rë...
Politike
21 October 2022, 19:41
e.k
Edi Rama
ELBASAN- Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me të rinjtë, kryeministri Rama bëri me dije se në qytet përveç ...
Politike
21 October 2022, 19:39
k.m.
Taulant Balla
Në Shqipëri, një grup deputetësh socialistë njoftuan sot depozitimin e dy nismave të reja ligjore të cilat...
Politike
21 October 2022, 19:35
e.k
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit ku po zhvillon një sërë takimesh me sipërmarrës, stud...
Politike
21 October 2022, 19:04
e.k
Edit'h Harxhi dhe Lulzim Basha
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit'h Harxhi ka reaguar ashp&eu...
Politike
21 October 2022, 18:03
F.M
Sali Berisha
Ne alternativë tjetër nuk kemi, por të qëndrojmë kundër këtij njeriu me të gjithë forcën ton...
Politike
21 October 2022, 17:55
Sali Berisha
Nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milion shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesna...
Politike
21 October 2022, 17:32
e.k
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama komentoi protestën e pedagogëve për rritjen e pagave duke theksuar se ata janë kategoria që...
Politike
21 October 2022, 17:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar historinë e një shqiptari që i kishin shkuar katër inspektorë p&eu...