9 May 2025, 17:10
Nga M.B
Arjan Jaupllari
KORÇA- Policia e Korçës ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në këtë qark i Partisë Socialiste Arjan Jaupllari, është kapur duke blerë vota me para. Në njoftim thuhet se nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra personave të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet Arjan Jaupllari nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.
Policia shton se ka proceduar penalisht një 34-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar. Procedimi i tij u bë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjithashtu në njoftim thuhet se nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se 34-vjeçari i proceduar ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të personit që shfaqet në pamje. Sipas policisë, 34-vjeçari ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.
Njoftimi:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit.
Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.
Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.
Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.
Shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, parandaluar dhe goditur paligjshmëritë me qëllim krijimin e një ambienti akoma dhe më të sigurt.
arjan jaupllari
Politike
9 May 2025, 16:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh me rastin e ditës së Europës që p&...
Politike
9 May 2025, 16:37
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit ka bërë...
Politike
9 May 2025, 16:28
E. D
foto ilustruese
DURRË- Materialet zgjedhore kanë mbërritur në durrës dy ditë para zgjedhjeve. Materialet zgjedhore p&eum...
Politike
9 May 2025, 16:21
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat n...
Politike
9 May 2025, 15:50
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, ka ngritur alarmin ...
Politike
9 May 2025, 15:45
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar krimet zgjedhore, duke bërë publike emra dhe mbiemra të personave të c...
Politike
9 May 2025, 14:55
N.F
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Në orët e vona të 9 shkurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëv...
Politike
9 May 2025, 14:33
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi ka reaguar dy ditë para zgjedhjeve. Veliaj në reagimi...
Politike
9 May 2025, 13:44
N.F
Abdixhiku
KOSOVË- Kreu i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media pas dështimit t&eu...
Politike
9 May 2025, 13:25
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë...