27 January 2024, 17:08
Nga r.ll
Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferri
TIRANË- Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjedhë ditën e nesërme, qeverinë e re teknike që do të udhëhiqet për herë të parë nga një kryeministër shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka një mesazh vlerësimi për kreun e partisë "Bashkimi Demokratik për Integrim", Ali Ahmeti, ku shkruan se ai ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve.
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama.
Kujtojmë që të dielën Kuvendi do të zgjedh Qeverinë Teknike me kryeministër Talat Xhaferin. Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive. Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.
edi rama talat xhaferri ali ahmeti
Politike
27 January 2024, 14:40
I.A
Benet Beci
SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me vendimin për mbylljen e teatrit të qytet...
Politike
27 January 2024, 14:33
I.A
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka komentuar vendimin e Bashkisë Shkodër për të shkrirë tea...
Politike
27 January 2024, 13:13
I.A
Bardh Spahia
SHKODËR- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar ndaj vendimit për shkrirjen e disa institucioneve në Shkod&e...
Politike
27 January 2024, 12:35
I.A
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në masën e sigurisë 7 të akuzuarit për aferën e ince...
Politike
27 January 2024, 07:54
I.A
Benet Beci dhe Teatri Migjeni
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka vendosur të mbyllë teatrin e Shkodrës. Në shkre...
Politike
26 January 2024, 22:34
h.k
Oerd Bylykbashi
TIRANË-Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thotë se gjysma e tavolinës së reformës zgjedhore i takon opozitës ...
Politike
26 January 2024, 19:32
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Të enjten në gjykatë u dëgjua se vendimi për paraburgim i Kryetarit të Bashkisë së Him...
Politike
26 January 2024, 18:51
h.k
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur përpara protestuesve ditën e sotme përpara banesës së tij. Sip...
Politike
26 January 2024, 18:24
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Partisë së Vulës Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetar&eu...
Politike
26 January 2024, 17:32
h.k
Lulzim Basha
TIRANË- Lulzim Basha, Kreu i Partisë së Vulës ka folur këtë të premte në një konferencë me ...