31 July 2025, 17:57
Nga E. D
Mirela Kumbaro
TIRANË- Qeveria në mbledhjen e sotme, ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Përmes një video-mesazhi Kumbaro shprehet se është finalizim i një pune 2-vjeçare.
“Qeveria Shqiptare sot miratoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, pas një procesi gati 2-vjeçar hulumtimesh, studimesh dhe konsultimesh, ndërsa kjo strategji vendos objektiva të qartë dhe të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmit deri në vitin 2030, shoqëruar me rritje të kapaciteteve akomoduese dhe përmirësim të standardeve, ndarjen e Shqipërisë në gjashtë rajone turistike dhe detyra të reja për agjencitë shtetërore që lidhen me industrinë e turizmit”, njofton Kumbaro.
Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore. Ato janë: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni qendror, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.
Në një video-mesazh, ministrja e Turizmit tha se Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.
mirela kumbaro
Politike
31 July 2025, 16:38
M.B
Foto nga postimi i Ramës
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ndarë disa fotot...
Politike
31 July 2025, 16:24
M.B
Pirro Vengu
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha sot se në kuadër të parandalimit, por dhe mirëmenaxhimit të situat...
Politike
31 July 2025, 16:18
M.B
Foto nga konferenca
FINLANDA- Me rastin e 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të...
Politike
31 July 2025, 14:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike Sarandë ka dalë më një reagim zyrtar lidhur me dhënien e 60 hektarëve dje nga...
Politike
31 July 2025, 14:22
r.ll
ervin hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët më ministrin e ...
Politike
31 July 2025, 13:53
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet n&...
Politike
31 July 2025, 13:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish gjatë konferencës për mediat është pyetur në idhje me mirat...
Politike
31 July 2025, 13:26
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar ...
Politike
31 July 2025, 13:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kompania amerikane "Continental Strategy" që u kontraktua nga Partia Demokratike para zhvillimit të zgjedhjeve t&e...
Politike
31 July 2025, 13:21
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...