Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Rama akuzoi Shoqatën e Prokurorëve se ishte e pa regjistruar, vjen përgjigja e prokurorëve (DOKUMENT)
Menjëherë pas kësaj është publikuar dhe dokumenti i regjistrimit që i përket vitit 2025 dhe që ka marrë formën ligjore.
4 February 2026, 14:24Nga D.S
Edi Rama
TIRANË- Shoqata e Prokurorëve ka reaguar sërish ndaj Kryeministrit Edi Rama pasi ai deklaroi se shoqata që mbështeti gjyqtarët nuk është e regjistruar. Menjëherë pas kësaj është publikuar dhe dokumenti i regjistrimit që i përket vitit 2025 dhe që ka marrë formën ligjore.
Reagimi erdhi pasi prokurorët dolën në mbështetje të kërkesës së gjyqtarëve që në Gjykatën Kushtetuese kërkojnë rritje pagash. Ata kundërshtuan dhe deklaratat e kryeministrit që i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë kërkesën.
"Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve", u tha në deklaratën e shoqatës së prokurorëve./Dosja.al