11 May 2026, 11:56
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri po kalon një transformim të rëndësishëm, duke theksuar rritjen e numrit të kompanive fituese në raport me procedurat e zhvilluara. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se ministritë dhe ministrat nuk kanë më lidhje me tenderat, pasi ato janë spostuar te agjencitë dhe te pushteti vendor.
Rama foli dhe per perfshirien e Inteligjences Artificiale ne Prokurimet Publike, ku tha se, po punohet per nje sistem qe t’i mbledhe dokumentet ne te gjitha institucionet.
“Një e dhënë që është një tregues i këtij transformimi është rritja e numrit të kompanive fituese, jo në vlerë absolute, por në raport me numrin e procedurave. Pra ka shumë më tepër akses në kontratat publike, gjë që si gjithë kjo pasqyrë kundërshton shumë fort narrativen e jetës së përditshme mediatike, por siç e keni parë edhe nga pasqyra analitike e publikuar para disa ditësh nga ana ime, pasqyrë që do ta publikojmë rregullisht, është një narrativë e imponuar nga një shumicë e qëndrueshme burimesh që janë haptazi kundër qeverisë.
Ka një rol operatori i blerjeve të përqendruara. Operatori i Blerjeve të Përqendruara na ka dhënë mundësinë të bëjmë një tjetër kapërcim të madh, të mos bëjmë më tendera në ministri, pra ministritë dhe ministrat nuk kanë lidhje me tenderat, një pjesë e madhe e tenderave të spostohen hap pas hapi edhe nga agjencitë kryesore, por edhe tek pushteti vendos sipas zgjedhjes së tyre dhe ne nuk mund të imponojmë si i bën tenderat. Kështu krijojmë një strukturë super të specializuar për të realizuar proceset që janë më të komplikuara, shumë më tepër sesa i duken atyre që i komentojnë pa ditur se cfarë flasin”, deklaroi kryeministri./Dosja.al
edi rama
Politike
11 May 2026, 11:53
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot krijimin e një shoqërie tjetër publike për teknologjinë...
Politike
11 May 2026, 11:42
E. D
TIRANË- Lefter Maliqi ka bërë një reagim lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshn...
Politike
11 May 2026, 11:47
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 'Diella' është në një fazë të re pune. Gjatë fjalës s&e...
Politike
11 May 2026, 11:35
I.A
Reida Kashta
TIRANË- Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencis...
Politike
11 May 2026, 11:32
E. D
Glauk Konjufca
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin joformal BE-Ballkani Perëndim...
Politike
11 May 2026, 11:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të mirë për avancimin ...
Politike
11 May 2026, 11:08
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim Marta Kos deklaroi, se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipë...
Politike
11 May 2026, 10:06
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet di...
Politike
11 May 2026, 09:19
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se...
Politike
11 May 2026, 08:58
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë so...