6 May 2026, 17:35
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” ndau edhe porositë që profesori Ricardo Haussman i kishte dhënë vite më parë, për drejtimin e vendit. Rama tregoi se Haussman i kishte thënë të kishte besim tek vetja, pasi Shqipëria po ecën mirë dhe vetë suksesi është ai që ndërton institucionet.
Sipas tij, sistemet nuk ndërtohen me skema, ligje apo diagrame, por me besimin dhe njerëzit që besojnë që përmirësimi është i mundur. Kryeministri tha ndër të tjera, se Haussman i kishte prezantuar edhe idenë më të mirë për burokracinë.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte mënyra se si e shihte ai Shqipërinë, jo si një vend tjetër diku në një cep të Evropës, por e shihte si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim. Dhe njerëzit që janë mësuar të dëgjojnë zëra brenda vetes dhe leksione se si mund të kesh sukses, kjo dukej si një muzikë e re, sepse Ricardo Haussman nuk i qaset vendit siç mekaniku i qaset një makine të prishur, por ia kërkonte kapacitetet që i janë të padukshme edhe për vetë vendasit. Kjo është diçka e rrallë, sidomos në Evropën tonë, që është më e lehtë të parashikosh kolapsin sesa të përfytyrosh progresin.
Kur je në politikë nuk është gjithmonë një lajm i mirë. Ekonomistët si Ricardo të shpjegojnë se realiteti është për të dërguar fatura. Bashkë me këtë mësim më tha se nëse parandalon diçka duhet të jesh i kujdesshëm. Asnjë debat TV nuk do të lidhet me ndonjë fenomen negativ. Të parandalosh gjënë e gabuar është një nga kontributet më të mëdha që një lider mund t’i bëjë vendit. Ai më ka thënë se lidershipi serioz është arti për të shmangur kolapsin. Sa herë bëhesha tepër dramatik për problemet,
Ricardo më vështronte me buzëqeshjen e tij dhe më thoshte: “Zoti Kryeministër, ju nuk mund ta merrni me mend se sa njerëz në botë do donin ta kishin problemin tuaj.” Pra mos e nënvlerëso veten, sepse vendi juaj po ecën mirë. Vetë suksesi është ai që ndërton institucionet. Sistemet nuk ndërtohen me skema, ligje apo diagrame, por me besimin dhe njerëzit që besojnë që përmirësimi është i mundur. Më prezantoi edhe idenë më të mirë për burokracinë”, u shpreh Kryeministri Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
6 May 2026, 17:24
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa&r...
Politike
6 May 2026, 15:13
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, denoncoi nismën “Porta e Alpeve&rd...
Politike
6 May 2026, 14:06
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të ...
Politike
6 May 2026, 13:57
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të qart...
Politike
6 May 2026, 13:42
I.A
Flamur Noka dhe Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj Ervin Salianjit, duke e quajtur atë si opozitarin ...
Politike
6 May 2026, 13:44
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe bëri thirrje për m...
Politike
6 May 2026, 13:36
E.d
Lefter Maliqi
BERAT- Ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i ka kërkuar KQZ-së që të shkarkoj ...
Politike
6 May 2026, 13:24
D.S
KOSOVË- Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas vendimit t&e...
Politike
6 May 2026, 13:03
D.S
TIRANË- Aktorët politik të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe sot në nderim të ndarjes nga jeta t&eum...
Politike
6 May 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbit u përcoll ditën e sotme për në...