19 June 2022, 21:05
Nga F.M
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar firmosjen e marrëveshjes për Portin e Durrësit në Kosovë. Gjatë një fjale që mbajti para politikanëve që takoi në Kosovë, Rama tha se dëshiron të ketë marrëveshje me Kosovën njësoj siç ka në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë.
"Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra,"- tha Rama.
Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
edi rama edi rama ne kosove mbledhja shqiperi-kosove
Politike
19 June 2022, 21:00
F.M
Edi Rama dhe Endrit Thaçi
KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë një dhuratë të veçantë...
Politike
19 June 2022, 20:04
F.M
Edi Rama në familjen Thaçi
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, ka arritur tashmë në Burojë të Skenderajt, për vizit&eu...
Politike
19 June 2022, 19:55
F.M
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur në Kosovë edhe për Ballkanin e Hapur të cilin e konsideron si një projekt q&...
Politike
19 June 2022, 19:07
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar përfshirjen e komisariatit të Rinasit për mbarëvjatjen e udhëtim...
Politike
19 June 2022, 18:45
F.M
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sedo të heqë të gjitha tarifat doganore mes Shqipërisë e Kosovës. Vet...
Politike
19 June 2022, 16:46
F.M
Edi Rama dhe Albin Kurti
KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë publikuar axhendën e plotë të mbledhjes që pritet të zhvillo...
Politike
19 June 2022, 14:13
A.B
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan skandaloze deklaratën e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit p...
Politike
19 June 2022, 13:24
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, komentoi ditën e sotme aleancë...
Politike
19 June 2022, 12:43
A.B
Albin Kurti dhe Edi Rama
TIRANË- Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës...
Politike
19 June 2022, 12:21
A.B
Ilir Meta
BAKU- Presidenti Ilir Meta iu adresua sesionit përmbyllës të Forumit IX Global të organizuar nga Qendra Ndërkombëta...