LIVE UPDATES
Politike

Forumi në Baku, Meta: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

Meta u shpreh se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjshme dhe të mençur.

19 June 2022, 12:21 Nga A.B
Forumi në Baku, Meta: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen
Ilir Meta

BAKU- Presidenti Ilir Meta iu adresua sesionit përmbyllës të Forumit IX Global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” në Baku të Azerbajxhanit, me temë "Sfidat ndaj rendit botëror". 

Duke iu drejtuar shumë personaliteteve të pranishëm, Meta u shpreh se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjshme dhe të mençur.

FJALIMI I PLOTË I METËS:

“Të nderuar personalitete të shquara, të dashur miq! Të gjithë biem dakord se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjshme dhe të mençur. Sfidat e ardhshme globale janë të shumta dhe kërkojnë angazhim global, multilateralizëm dhe përpjekje të përbashkëta për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Lidhja e përbashkët e Forumit Global të Bakut, siç u theksua në mënyrë të vendosur dhe qartë në seancën e hapjes dhe gjatë të gjitha diskutimeve në panele, është siguria, që duhet të vazhdojë të jetë në axhendën kryesore për ne të gjithë. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar situatën më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kjo ka ndikuar rëndë sigurinë në shkallë globale.

Puna për çështjet e sigurisë, duke përfshirë sigurinë e shëndetit, ushqimit ose energjisë, duhet të jetë fokusi ynë për të ardhmen dhe se si mund të ecim përpara. Siguria shëndetësore duhet të mbetet prioriteti kryesor për të gjitha qeveritë, sepse siç ka thënë Dr. Tedros, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së: ‘Kur shëndeti është në rrezik, gjithçka është në rrezik’. Ajo që na mësoi pandemia COVID-19 është se ne duhet të ndërtojmë sisteme shëndetësore më elastike në vendet tona dhe të investojmë në sistemet e shëndetit publik, të cilat duhet të mbrojnë veçanërisht komunitetet e cenueshme të shoqërive tona.

COVID-19 na vërtetoi të gjithëve se çështja shëndetësore është e lidhur ngushtë me paqen, sigurinë dhe ekonominë dhe nuk është thjesht një çështje kombëtare, por ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne nënvizojmë nevojën për një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë global që duhet të kontribuojë në forcimin e OBSH-së si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global. Siguria ushqimore duhet të mbetet një tjetër prioritet kryesor në axhendën tonë ndërkombëtare. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, deri në vitin 2023 do të jetë shumë mirë një problem i disponueshmërisë së ushqimit. Fatkeqësisht, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë rritje të çmimeve të ushqimeve kudo, veçanërisht nëse kemi parasysh se vetëm Ukraina kultivon ushqim të mjaftueshëm për 400 milionë njerëz. Rritja e çmimeve të ushqimeve sjell një kërcënim real në rritjen e varfërisë, që mund të sjellë zi buke, veçanërisht në disa zona të botës, si Afrika, dhe që mund të përshkallëzohet në një krizë të vërtetë humanitare, politike dhe migrim masiv në botë.

Koha po na mbaron! Kjo është arsyeja pse qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare duhet të punojnë për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, duke synuar sjelljen e tregjeve në stabilitet. Siguria e energjisë është një tjetër çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës sonë globale. Agresioni i Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës.

Kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzakonisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve. Të gjithë duhet të punojmë për: diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërisht për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarjes dhe aksesit për njerëzit tanë. Përfitoj edhe një herë nga rasti të falënderoj Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e suksesshëm të gazsjellësve TAP dhe IAP!

Këto projekte marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërisht për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetike të Europës. Të nderuar kolegë, pjesëmarrës dhe miq! Lufta në Ukrainë e ka bërë botën më të paqëndrueshme dhe të pasigurt, ndërsa Pandemitë si Covid-19 ngritën shumë çështje shqetësuese për sigurinë shëndetësore. Ne e kemi nxënë mësimin se paqja nuk mund të merret si e mirëqenë. Duhet të kujdesemi për paqen! Ndërsa ekonomia dhe siguria duhet të përparojnë krah për krah. Institucionet kryesore ndërkombëtare duhet të jenë më proaktive dhe efikase. Është koha që edhe Bashkimi Europian të miratojë një qasje të re. Zgjerimi i tij duhet konsideruar si një instrument i fuqishëm gjeostrategjik. Unë do të doja të vlerësoja vendimin e guximshëm të marrë nga Komisioni i BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Populli i Ukrainës e meriton plotësisht të ardhmen europiane, sepse ata po luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre, por po mbrojnë edhe vlerat europiane, sepse besojnë në demokraci.

Pavarësisht se disa nga kolegët tanë ngritën shqetësimet e tyre për demokracinë, duke e quajtur atë ‘rrëshqitje të demokracisë’, ‘kthim prapa të demokracisë’, ‘erozion i besimit te institucionet demokratike”, ne të gjithë biem dakord se edhe pse demokracia nuk është e përsosur, ajo ende mbetet sistemi më frymëzues dhe tërheqës për miliarda njerëz në botë. Është detyra jonë ta bëjmë demokracinë më të përgjegjshme, më të gjallë dhe më përfaqësuese për të rikthyer besimin e njerëzve.

Ishte shumë mbresëlënëse ajo që po na tregonte Dr. Tedrosi në fëmijërinë e tij dhe në vendin e tij Etiopi, ku ai u rrit mes plumbave dhe dhunës. Për fat të mirë, ai mbijetoi, gëzoi demokracinë dhe kërceu në karrierën e tij kombëtare dhe ndërkombëtare. Por sot, për fat të keq, vendi i tij ka rrëshqitur në diktaturë dhe dhunë. Mësimi i nxjerrë është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë. Kohët e vështira testojnë lidershipin e vërtetë dhe Forumi Global i Bakut e ofroi këtë mesazh. Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë! Ju faleminderit!”

ilir meta meta ne baku

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...