18 September 2026, 08:24
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo mund t’i diktojë Kuvendit se si të votojë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se veprimet e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj zyrtarëve të Financave dhe Thesarit tregojnë nevojën për të përcaktuar qartë kufijtë mes pushteteve.
Duke folur për përplasjet lidhur me pagat e magjistratëve, Rama tha se Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë kufijtë kushtetues të veprimit të Kuvendit, por vendimmarrja politike mbetet përgjegjësi e ligjvënësve. Më tej, ai shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar rritje pagash, duke shtuar se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.
Në fund, ai tha se Kuvendi ka përgjegjësi që ta forcojë dinamikën e ndarjes së pushteteve, por ka edhe përgjegjësinë që të tregoj se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri. Lideri i qeverisë, theksoi se Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura, ku ata janë reciprokisht të pavarura dhe të ndërthurura.
Edi Rama: Ne nuk vëmë në diskutim që do të respektojmë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ne e kuptojmë dhe Gjykata Kushtetuese këtë diskrecion ia lë Kuvendit. Madje, Gjykata Kushtetuese përcakton edhe kornizën e mundësive që janë në dispozicion në këtë pikë. Por unë mendoj që Kuvendi i tëri do t’i japë Gjykatës një mesazh shumë të qartë: me këtë rast, detyra juaj është që të mos lejoni që ne ta ngremë dorën gabim, por detyra jonë është t’ju themi që ju nuk na e thoni dot kurrë se si ne ta ngremë dorën. Nëse këto të dyja ngatërrohen, ne kemi një problem shumë të madh, i cili nesër mund të bëhet shumë më i madh. Dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj sfide, asnjë lloj lufte të asnjë natyre me sistemin e drejtësisë, asnjë lloj presioni, absolutisht asgjë të tillë.
Se po ju kujtoj edhe diçka tjetër, nëse i shkojmë fillit të logjikës së atyre që e paraqitën këtë si një tentativë për presion, Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar rritje pagash. SPAK nuk ka kërkuar rritje pagash, as ka çuar listëpagesën përveçse sipas formulës së vjetër. Kështu që kjo bie si logjikë, edhe sikur po e marr për një moment të mirëqenë, që s’është. Këtu është një çështje shtetbërjeje europiane.
Ne kemi hyrë në një fazë të re. Ne qartësisht e kemi një pushtet të ri të pavarur në këtë qytet dhe pikërisht pse është një pushtet i ri i pavarur, po shohim gjëra që janë të paimagjinueshme në një demokraci të konsoliduar: me hetues që shkojnë në Ministrinë e Financave, me prokurorë që shkojnë në dyert e Thesarit, me gjykatës që kërcënojnë zyrtarët e Thesarit. Pra, jemi në kushtet e një trupe e cila po shijon pavarësinë e vet. Këtë duam ne? Këtë duam? Këtë doni ju? Unë nuk besoj se këtë duam ne.
Unë besoj që ne kemi përgjegjësi që ta forcojmë këtë dinamikë të ndarjes së pushteteve, por kemi njëkohësisht përgjegjësi që të tregojmë se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri pushtet. Kushtetuta nuk flet për dy autoritete dhe një pushtet të pavarur. Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura. Janë reciprokisht të pavarura dhe reciprokisht të ndërthurura./Dosja.al
edi rama
Politike
18 September 2026, 08:16
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi, pava...
Politike
18 September 2026, 08:07
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, ndërsa foli për...
Politike
18 September 2026, 07:57
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar krizën me pagat e magjistratëve, ndërsa foli edhe për një ...
Politike
18 September 2026, 07:51
E.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 84 vota pro projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, Ky projektligj paras...
Politike
17 September 2026, 23:45
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e ar...
Politike
17 September 2026, 22:40
E. D
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e...
Politike
17 September 2026, 22:37
E. D
Klestor Veseli, Endrit Thaçi
PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popul...
Politike
17 September 2026, 22:20
G.M
Ulsi Manja
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, deklaroi në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëherë hapa p...
Politike
17 September 2026, 22:08
G.M
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cil&...
Politike
17 September 2026, 21:59
E. D
Richard Grenell
TIRANË- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka deklar...