Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
I pranishëm në eventin e prezantimit të programit, Rama tha se qeveria do t’i adresojë të gjashtë programet së bashku, duke ndryshuar qasjen ndaj politikave të strehimit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjashtë programet e reja që do të përfshihen në Programin Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”. I pranishëm në eventin e prezantimit të programit, Rama tha se qeveria do t’i adresojë të gjashtë programet së bashku, duke ndryshuar qasjen ndaj politikave të strehimit.
Programi i parë është ai i banesave sociale me qira. Sipas Ramës, bëhet fjalë për një skemë të njohur, e cila është përdorur prej vitesh, por që tashmë do të zbatohet në një mënyrë të re. Programi i dytë lidhet me banesat me kosto të ulët. Rama shpjegoi se në këtë skemë parashikohet subvencionimi nga shteti i kredisë, në mënyrë që banesa e kredituar të përfshihet në kategorinë e banesave me kosto të ulët.
Një tjetër program do të fokusohet te përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël. Në këtë kuadër parashikohet edhe një projekt i veçantë infrastrukturor për përshtatjen e banesave të caktuara si banesa sociale. Rama u ndal edhe te zhvillimi i zonave të strehimit, duke theksuar se ky program nuk do të kufizohet vetëm te familjet në nevojë, por do t’u drejtohet të gjitha shtresave të shoqërisë. Sipas kryeministrit, synimi është që të shmanget krijimi i zonave të izoluara vetëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të ndërtohen hapësira të denja banimi për të gjithë.
Programi i pestë është ai i banesave të përkohshme. Rama tha se do të ndërtohen banesa të tilla për njerëzit që preken nga fatkeqësitë natyrore, duke përmendur përmbytjet dhe zjarret si disa prej situatave me të cilat mund të përballen qytetarët. Ndërsa programi i gjashtë do të fokusohet te banesat e veçanta, të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.
"Janë pjekur kushtet pas një pune instensive 1 vjeçare për të bërë publike piketat kryesore të programit të ri kombëtar të strehimit. Nuk është një program i ri kombëtar thjesht dhe vetëm financiar, por është një program i ri kombëtar si mishërim i një reforme strukturore shumë të thellë e cila tanimë ka marrë formën e draftit ligjor. Së shpejti do të kalojë në konsultim publik dhe pastaj në parlament, për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Kjo nuk është një temë e nxehtë vetëm në Shqipëri, nuk është një problem vetëm lokal por një problem i madh europian dhe ka ndryshuar tërësisht optikën e njerëzve lidhur me vendin e tyre në këtë vend. Rilindja 2.0 është ngritur në një nivel tjetër dhe strehimin e ka aspektin e vet thelbësor. Janë 6 programe të reja të cilat ne do t’i adresojmë të gjitha sëbashku në një reformë tërësore. Programi i parë është ai i banesave sociale me qera. Është një skemë e mirënjohur e përdorur në vite por të cilën ne do ta qasim në një mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kësh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfundon seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë çdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qera" tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar piketat kryesore të Programit të ri Kombëtar të Strehimit, i cili synon t&eum...
Degjesa RRAJCË- Banorët e Rrajcës kanë braktisur dëgjesën publike për Reformën e Re Territoriale pas debateve dhe t...
SPAK TIRANË- Një aksion i përbashkët ka ghoditur një rrjet mashtrimi shqiptare përmes 'Call Center-it'. SPAK, në ba...
Manja dhe Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është përplasur me kryetarin e Komisionit të Ligj...
Nancy VanHorn dhe Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me të Ngarkuarë...
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të B...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit penal që gjyqtarët kanë depozituar në SPAK ndaj ministrit t&...
Kimberly West HAGË- Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfun...
Sokol Sadushi TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar sqarime se cila është paga që ...
Sokol Sadushi TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar se bllokimi i pagave nuk është më vetëm ...