10 September 2026, 13:02
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Avokatët kërkuan që të kishin një takim me Veliajn deri më 10 shtator, takim i cili sipas tyre ishte i nevojshëm pasi duhej të nënshkruhej aplikimi për dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Por bëhet me dije se SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Ndërkohë që avokatët kanë deklaruar se aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me Veliajn.
"Një javë më parë, avokatët britanikë të Kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim firmosjen nga Veliaj të aplikimit për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK”, shkruan Plarent Ndreca.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj plarent ndreca
Politike
10 September 2026, 12:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit penal që gjyqtarët kanë depozituar në SPAK ndaj ministrit t&...
Politike
10 September 2026, 11:17
I.A
Kimberly West
HAGË- Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfun...
Politike
10 September 2026, 10:48
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar sqarime se cila është paga që ...
Politike
10 September 2026, 10:35
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar se bllokimi i pagave nuk është më vetëm ...
Politike
10 September 2026, 10:04
I.A
Ilir meta
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendi...
Politike
10 September 2026, 08:35
I.A
Hashim Thaci
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot fillon shpalosja e deklaratave përmbyllëse n&eu...
Politike
9 September 2026, 23:08
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike Europiane, pasi këta të fun...
Politike
9 September 2026, 20:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë të cilët po vijojnë revoltën e tyre prej më shumë se tre mua...
Politike
9 September 2026, 18:50
G.M
Belinda Balluku
TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes n...
Politike
9 September 2026, 17:42
E.d
Belinda Balluku
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një vilë n&eu...