21 June 2026, 16:06
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të bërë në rrjetet sociale nga një qytetare në lidhje me protestën që po mbahet në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se diaspora është një koncept që i përket vetëm shqiptarëve që jetojnë në vende të huaja, jo në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut.
Në postimin e tij, Rama thekson se disa ushtarë të “karvaneve” politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”, me flamuj kombëtarë. Rama shkruan se ata po bëhen dekor i një farse, ndërkohë që i ka quajtur viktima të zellshme.
Postimi i Plotë:
Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj! Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.
Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:
Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë? Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.
Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:
“Ju rrugaça e sallahana,
rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni n’mushkni…”
Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.
edi rama
Politike
21 June 2026, 14:34
D.S
TIRANË- Gazeta prestigjoze The New York Times ka publikuar një artikull ku informon mbi situatën politike në Shqipëri.
Artikul...
Politike
21 June 2026, 14:00
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madh&eum...
Politike
21 June 2026, 12:32
D.S
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg
TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas incidenti...
Politike
21 June 2026, 10:16
D.S
Ministria e Punëve të Jashtme
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ashpër pas ...
Politike
21 June 2026, 09:55
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se, qeveria kërkon të bashkëpunjë me qytetarët duke ndarë bashkë...
Politike
21 June 2026, 09:52
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth protestës duke u shprehur se, flamingot nuk kanë nevojë për '...
Politike
21 June 2026, 09:49
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin në zonën e Zvërnecit.
Në podkastin e tij "Fla...
Politike
20 June 2026, 23:15
E. D
TIRANË- Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo:...
Politike
20 June 2026, 22:51
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si 'Neomalësorja', ka bërë mjë reagim n&eum...
Politike
20 June 2026, 21:23
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë t&e...