20 April 2026, 13:06
Nga E. D

“Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?”- Bashkia Gjirokastër kallëzon personin që shpërndau lajmin! Reagon i riu: Kam dëgjuar fjalë, institucionet të marrin masa nëse është e vërtetë
GJIROKASTËR- Bashkia e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe disa punonjësve të kësaj bashkie. Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar mëngjesin e sotëm kallëzimin penal ndaj shtetasit Emin Kokalari që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.
Ndërkohë, vetë Emin Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale, ku thotë se në asnjë moment nuk ka akuzuar drejtpërdrejtë njeri, madje as ka publikuar emra. Në reagimin e tij, ai thotë se nuk është gazetar, por thekson se ka dëgjuar fjalë dhe ka ngritur pyetjen nëse dikush di diçka për këtë gjë, institucionet duhet të marrin masa.
“Nëse unë ndonjëherë kam akuzuar njeri drejtpërdrejtë për çështjen e HIV dhe keni fakte apo kam nxjerrë publikisht emra apo kam akuzuar persona atëherë keni plotësisht të drejtë! Por edhe sikur të bënte vaki (që nuk bën) sigurisht që njerëz jemi dhe jo perfektë (pavarësisht se unë gabime të tilla nuk kam bërë) dhe nuk e meritoj këtë llum dhe qelbësirë që po ndodh.
Para 2 vjetësh në vitin 2024 i bie, televizioni publik shqiptar thotë se në rrethin e Gjirokastrës ka 17 veta pozitiv me HIV dhe 10 prej këtyre janë në Gjirokastër nga moshat 16 deri në 65 vjeç. Pra edhe nëse unë nuk kam akuzuar askënd asnjëherë për këtë çështje më lind e drejta të dyshoj dhe të mendoj se për dy vjet më vonë tashmë në 2026 nëse nuk janë marrë masat e caktuara nga institucionet apo kujdesi nga personat e infektuar, s’është ndonjë cudi e madhe që numri mund të jetë 10 fishuar nga mënyra se si ky virus përhapet (marrëdhënie seksuale, gjak (dentistë etj…)”, shkruan Kokalari.

bashkia e gjirokastrës
Politike
20 April 2026, 12:49
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Polcinë e Tiranës ...
Politike
20 April 2026, 12:40
E. D
Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
KOSOVË- Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosov&eu...
Politike
20 April 2026, 11:58
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, ku ka fo...
Politike
20 April 2026, 11:51
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialist...
Politike
20 April 2026, 11:48
E. D
Luciano Boçi
TIRANË- Komisioni i Arsimit, nën drejtimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luciano Boçi, zhvillo...
Politike
20 April 2026, 11:28
E. D
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtu...
Politike
20 April 2026, 11:24
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me një vendimmarrje ...
Politike
20 April 2026, 11:22
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke komentuar procesin e nisur me strukturat, u bëri thirrje të ...
Politike
20 April 2026, 11:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se protestat kombëtare të opozitës do të vijojnë...
Politike
20 April 2026, 10:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse është gati të përballet me ...