20 April 2026, 15:04
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një sqarim për procesverbalin në Kurbin, për të cilin tha se ka ndodhur një lapsus terminologjik në dokument, pa ndikim në rezultate. Përmes një njoftimi zyrtar PD bën me dije se zgjedhjet për kryetar të degës Kurbin të Partisë Demokratike nuk janë manipuluar.
Sipas tyre, në procesverbalin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Kurbin, të zhvilluara më 19.04.2026, ka ndodhur një pasaktësi në terminologji dhe është përdorur shprehja “fletë të gjetura në kuti”, në vend të “fletë në dispozicion”.
PD sqaron se 1500 është numri i fletëve në dispozicion, apo të shtypura, dhe jo numri i fletëve të gjetura në kuti, siç thuhet gabimisht në procesverbalin përmbyllës. Në fund ata thanë se ky lapsus nuk cënon në asnjë mënyrë përmbajtjen, saktësinë apo vlefshmërinë e të dhënave të procesit të numërimit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Disa media kanë raportuar, me dashakeqësinë e zakonshme anti-opozitare, dhe për më tepër pa kërkuar konfirmim të lajmit nëpërmjet një burimi të dytë, siç e parashikojnë rregullat e gazetarisë, se zgjedhjet për kryetar të degës Kurbin të Partisë Demokratike janë manipuluar.
E vërteta është se, në procesverbalin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Kurbin, të zhvilluara më 19.04.2026, ka ndodhur një pasaktësi në terminologji dhe është përdorur shprehja “fletë të gjetura në kuti”, në vend të “fletë në dispozicion”.
Pra, 1500 është numri i fletëve në dispozicion, apo të shtypura, dhe jo numri i fletëve të gjetura në kuti, siç thuhet gabimisht në procesverbalin përmbyllës.
Ky lapsus është rezultat i një gabimi nga shpejtësia dhe, rrjedhimisht, i një formulimi jo të saktë gjatë plotësimit të dokumentacionit, dhe nuk cenon në asnjë mënyrë përmbajtjen, saktësinë apo vlefshmërinë e të dhënave të procesit të numërimit./Dosja.al

pd zgjedhje kurbin
Politike
20 April 2026, 13:55
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bisedimet ...
Politike
20 April 2026, 13:29
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median greke “Kathimerini”. I pyetur p&eu...
Politike
20 April 2026, 13:17
E. D
Ferit Hoxha, Marta Kos
BRUKSEL- Ditën e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisi...
Politike
20 April 2026, 13:06
E. D
“Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?”- Bashkia Gjirokastër kallëzon personin që shpërndau lajmin...
Politike
20 April 2026, 12:49
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Polcinë e Tiranës ...
Politike
20 April 2026, 12:40
E. D
Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
KOSOVË- Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosov&eu...
Politike
20 April 2026, 11:58
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, ku ka fo...
Politike
20 April 2026, 11:51
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialist...
Politike
20 April 2026, 11:48
E. D
Luciano Boçi
TIRANË- Komisioni i Arsimit, nën drejtimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luciano Boçi, zhvillo...
Politike
20 April 2026, 11:28
E. D
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtu...