18 January 2025, 16:38
Nga I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me sulmin që ky i fundit bëri për protestën që Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar. Qori thekson se Hoxha në vend që të sqarojë opinionin në lidhje me tëntativën e policit për të vrarë vetën, sulmon partinë e tij për protestën. Po ashtu Qori ka ngritur disa pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë.
Postimi i Plotë:
Ministri i Brendshëm, njëfarë Ervin Hoxha, në vend që të sqarojë opinionin publik për ngjarjen në kufijtë e tragjikes që ka ndodhur me punonjësin e policisë Azbi Spahiu, ka zgjedhur të sulmojë Lëvizjen BASHKË si thirrëse të protestës së të hënës në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme.
Ende sot, tre ditë pas ngjarjes, Policia e Shtetit nuk u ka dhënë përgjigje (lere më të dokumentuar) pyetjeve që Lëvizja BASHKË ka ngritur publikisht që të mërkurën mbrëma:
1. A është Martin Mane shkaktar i aksidentit në rrugën Xhorxh Bush, i raportuar më herët nga policia si shtetasi 28-vjeçar M. M.?
2. Ka qenë polici A. S. pjesë e grupit që ka ndaluar shtetasin M. M. pas këtij aksidenti?
3. Ka nisur hetim disiplinor Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaj policit A.S. në lidhje me këtë ndalim?
4. A ka dëshmi se polici A.S. është ndjerë në kërcënim apo presion për shkak të detyrës në lidhje me këtë ngjarje?
Gjithsesi, z. Hoxha, të cilit i ka pjellë mushka dhe është bërë ministër, na jep leje që të protestojmë sa të duam e kur të duam. Nuk e di i ngrati se të drejtën e protestës na e jep kushtetuta dhe ligji. Ne do të protestojmë që kjo ngjarje të zbardhet në çdo detaj dhe secili përgjegjës, pavarësisht se sa pushtet ekonomik, politik apo administrativ ka, të japë llogari përpara ligjit.
arlind qori ervin hoxha
Politike
18 January 2025, 16:13
I.A
Ervin Bushati
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndryshuar vendim në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në SHBA ...
Politike
18 January 2025, 15:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Të dhënat e procesit të regjistrimit të emigrantëve tregojnë se 35% e aplikimeve refuzohen nga ...
Politike
18 January 2025, 14:19
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi sfidon kryeprokurorin Altin Duma...
Politike
18 January 2025, 13:51
M.B
Vangjel Tavo
GREQIA- Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka njoftuar sot se ka vizituar spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi...
Politike
18 January 2025, 13:44
M.B
Foto nga inaugurimi
UKRAINA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagu...
Politike
18 January 2025, 13:42
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavaj&eu...
Politike
18 January 2025, 13:09
M.B
Jozefina Topalli
ITALIA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka njoftuar për mbajtjen e dis...
Politike
18 January 2025, 13:03
fotot ilustruese
KOSOVË- Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se që nga fillimi i fushatës zgjedhore p&e...
Politike
18 January 2025, 12:50
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para gazetarëve se gara për primaret do të hapet shpejt. Beri...
Politike
18 January 2025, 12:44
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e djesh&eu...