Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Reforma Territoriale/ Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë. Ironizon Xhelal Mziu: Këshillat e Zegjinesë janë standard i lartë
Gjatë mbledhjes, deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, iu drejtua deputetit demokrat Xhelal Mziu, duke e akuzuar se kishte bojkotuar për katër muaj komisionin që diskutonte Reformën Territoriale.
2 October 2026, 12:49Nga I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndarjen e re territoriale janë shoqëruar me batuta e të qeshura mes deputetëve. Gjatë mbledhjes, deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, iu drejtua deputetit demokrat Xhelal Mziu, duke e akuzuar se kishte bojkotuar për katër muaj komisionin që diskutonte Reformën Territoriale.
Me ironi, Mziu iu përgjigj duke thënë se këshillat e Zegjinesë duhet të merren patjetër në konsideratë, pasi sipas tij, “kur të jep këshilla edhe Zegjineja, është standard i lartë”.
Pjesë nga debati:
Zegjine Çaushi: Nëse e kishte kaq shqetësim të madh reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe. Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave.
Ulsi Manja: Ti zonja Caushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?!
Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard i lartë dhe duhet ta marrësh në konsideratë edhe ti kryetar për qortimet që ju bën, sepse Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim PS dhe jo standardi. Kështu që do të dëshiroja që komisionit të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinëse që nuk të dërgojnë në asnjë vend, përveçse në një kolpasi të pushtetit vendor./Dosja.al