Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke thënë se miratimi i reformës do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonave më të vogla dhe mund të përshpejtojë procesin e shpopullimit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka kundërshtuar ditën e sotme në Kuvend projektin për Reformën territoriale, duke e cilësuar atë si një model që, sipas tij, do të thellojë pabarazitë mes zonave të ndryshme të vendit. Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke thënë se miratimi i reformës do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonave më të vogla dhe mund të përshpejtojë procesin e shpopullimit.
Njëkohësisht Leskaj, mbrojti alternativën e PD-së për krijimin e 100 bashkive, duke thënë se një organizim i tillë do ta afronte më shumë pushtetin vendor me qytetarët. Sipas tij, bashkitë me përmasa më të vogla do të kishin mundësi të identifikonin më shpejt nevojat e komuniteteve dhe t’u përgjigjeshin më drejtpërdrejt kërkesave të banorëve.
"Si banor i Selenicës, Divjakës, Këlcyrës, Patosit, etj, unë do ta përcjell këtë shqetësim me respektin më të madh për bashkëqytetarët e mi. Me respektin më të madh për bashkëqytetarët e mi dhe me respektin më të madh edhe për deputetët e Vlorës e Fierit dhe të zonjës Spiropali, do tregohem i kujdesshëm deri në fund. Ju zoti kryetar i Kuvendit si pjesëtar i sektit Rama sot po kaloni një projekt që jo thjesht shkrin 15 bashki, por i bashkohet atij projekti të madh të shpopullimit të vendit. Është një reformë që thellon akoma më tepër Shqipërinë me 2 shpejtësi, me 2 standarde në zona të ndryshme të vendit. Shpopullimi është sot problemi i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Pas çdo bashkie që humbet funksionet, pas çdo familje që largohet jashtë vendit, ekziston një pyetje 'a po boshatiset Shqipëria?'. Përgjigja është po. Këshilli bashkiak i Selenicës votoi kundër shkrirjes me Vlorën. Varianti i PD-së me 100 bashki synon të ruajë njësitë vendore më të vogla, më pranë komuniteteve dhe me lidhje të drejtpërdrejta me territorin. 100 bashki do të thotë më shumë afërsi me qytetarin. Bashkitë e mëdha krijojnë distanca të konsiderueshme, fizie e administrative. Një bashki e vogël ka mundësi të identifikojë më shpejtë nevojat e komunitetit. Me variantin tonë të PD-së kemi decentralizim më të madh. Reforma e 2014 i mohoi pjesëmarrjen në vetëqeverisjen vendore rreth 70% të popullsisë", tha Leskaj./Dosja.al
Fadil Nasufi TIRANË- Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi ka folur për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij n&e...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar fjalimin e tij me tone ironike në Kuvend. Gjatë fjal...
Luan Baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është se mazhoranca përmes reformës territoriale ...
Vangjel Dule TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deputeti Vangjel Dule është shprehur kundër d...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhoranc&e...
Pamje nga takimi TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumato...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar reformën territoriale dhe e ka cilësuar ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancë...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend Reformën e re Territoriale të pro...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar Reformën e re Territoriale të propozuar nga ...