Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gajtë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, se u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga Reforma Territoriale, pasi ajo u kundërshtua gjerësisht në konsultimet publike.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët është pyetur në lidhje me bashkëpunimin me socialistët për Reformën Zgjedhore për të cilën ka deklauar se pavarësisht prishjes së konsensusit me PS-në për Reformën Territoriale dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, opozita do të vazhdojë të marrë pjesë në procesin e Reformës Zgjedhore. Ai tha se angazhimi i PD-së lidhet me mbrojtjen e parimeve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, duke theksuar se kjo është edhe një kërkesë e Bashkimit Evropian.
Gajtë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, se u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga Reforma Territoriale, pasi ajo u kundërshtua gjerësisht në konsultimet publike. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk dëshiron të pengojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, por paralajmëroi se mbetet skeptike për mënyrën se si do të sillet mazhoranca edhe në Reformën Zgjedhore, duke theksuar se opozita do të vijojë përpjekjet për të mbrojtur standardet demokratike.
Pyetje: Thoni që nuk bashkëpunojmë sa i takon zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me Partinë Socialiste. U prish edhe konsensusi për Reformën Territoriale. Por pse do të doni të vazhdoni bashkëpunimin me socialistët për Reformën Zgjedhore? A ka ardhur koha që Partia Demokratike të mbajë një qëndrim më radikal sa i takon prishjes së konsensuseve politike?
Sali Berisha: E drejtë pyetja. Pabesia dhe tërheqja e njëanshme e Edi Ramës, pasi ai konstatoi se reforma e tij territoriale u dënua, u denoncua në të gjitha konsultimet që u bënë në qarqe. Dhe për të vazhduar projektin e tij të Çubrilloviçit, të shpopullimit, të shuarjes së qyteteve, qytezave dhe shpopullimit të vendit, ai u tërhoq dhe vendosi me një të rënë të lapsit, të fshijë nga harta dhe 15 bashki të tjera. Pjesëmarrja jonë në këto dy reforma, të themi kusht. Ka qenë një lloj kërkese e shkruar në raportin e Komisionit Evropian që këto reforma të jenë me gjithëpërfshirje. Dhe ne mund të mos merrnim pjesë, por përgjegjësia mbetej mbi ne. Dhe ne nuk kemi asnjë lloj interesi të bllokojmë procesin e integrimit për sa na përket ne. Kështu që ne morëm pjesë. Ka gjithë ato të ngjara që Edi Rama do sillet njëlloj edhe me reformën zgjedhore. Por bashkëpunimi ynë, në qoftë se e quajmë të tillë, ka në bazë parimet demokratike të zgjedhjeve të lira, ku ne jemi për të mbrojtur ato parime.
Tashmë të shtruara edhe nga partitë e tjera opozitare dhe nga protesta e qytetarëve. Ky do jetë qëndrimi ynë. Skepticizmi sigurisht është i madh, por ne do vazhdojmë të gjithë përpjekjen tonë. Faleminderit./Dosja.al
Liburn Aliu KOSOVË- Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu ësht&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjatë një konference me gazetarët, kur &e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me shpalljen 'non-grata' të gazetarit shqiptar nga Maq...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sërish për arrestimin e biznesmenit të shpallur në k&eu...
Lumir Abdixhiku, Albin Kurti KOSOVË- Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet...
Aeroporti i Vlores TIRANË- Kompania MABCO e Behgjet Pacollit ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës pë...
Takimi i 10 korrikut mes udhëheqësve të LVV-së dhe LDK-së. KOSOVA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kry...
Albin Kurti KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se takimi i zhvilluar të martën me kryet...
TIRANË- Partia Socialiste u ka dërguar zyrtarisht bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative, në një kohë kur në...
Ndërtesa e Departamentit amerikan të Shtetit në Uashington. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë huanë në vlerë prej 30...