27 October 2025, 11:25
Nga I.A
Damian Gjiknuri
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se fokusi i parë i këtij komisioni do të jetë financimi i partive. Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, Gjiknuri theksoi se brenda pak ditësh do të japin propozimet e tyre të para në mënyrë që të komisioni të nisë nga puna. Në fund të fjalës së tij, Gjiknuri shtoi se janë të hapur se cili do të jetë dhe varianti më i mirë për reformën territoriale.
“Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore. Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për të qenë me të drejta të plota. Ne nuk mund të kemi numër pafund deputetësh, por e rëndësishme është ta trajtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke pasur të gjithë palët dhe duke ruajtur traditën për marrjen e ekspertizës nga ODIHR apo Venecia. Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, komisioni do nisë nga puna, fokusi i parë do jetë ligji i financimit të partive dhe ka nevojë për të adresuar. Çdo gjë është në tavolinë, edhe herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor. Jemi të hapur se cili do të jetë varianti më i mirë, edhe për territorialen nëse do të kemi një ndarje të re territoriale për Shqipërinë”, tha Gjiknuri./Dosja.al
damian gjiknuri
Politike
27 October 2025, 11:19
I.A
Tomorr Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka kërkuar që deputetët të kenë mundësin&eum...
Politike
27 October 2025, 11:19
M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i kërkoi kr...
Politike
27 October 2025, 11:08
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pati një debat të ashpër me kryetarin e ...
Politike
27 October 2025, 11:06
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Një debat ka nisur në seancën e sotme në plenare mes deputetit Ulsi Manja dhe kryedemokratit Sali Berisha....
Politike
27 October 2025, 11:02
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejt&...
Politike
27 October 2025, 10:58
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë....
Politike
27 October 2025, 10:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ra...
Politike
27 October 2025, 10:37
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku parti...
Politike
27 October 2025, 10:32
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me deputetin Agron...
Politike
27 October 2025, 10:29
M.L
Brunilda Mersini
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i sa...