LIVE UPDATES
Politike

"Regjistrohuni për të votuar", Topalli takim me shqiptarët në Firence: Shqipëria është e jona! Ne mund ta shpëtojmë dhe ta zhvillojmë së bashku

Topallit tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë një mundësi e artë për të bërë një ndryshim të thellë dhe për të ndaluar zbrazjen e vendit.

29 December 2024, 16:40 Nga N.F
"Regjistrohuni për të votuar", Topalli takim me
Topalli

FIRENCE- Drejtuesja e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në Firenze. Gjatë fjalës së saj Topalli i ka kërkuar të pranishëmve që të regjistrohen për të votuar. Ajo u shpreh se Shqipëria ka kaluar sfida të mëdha.

Topalli theksoi se shumë njerëz e mendojnë diasporën si një zë që vjen nga larg por ajo tha se beson se diaspora ka forcën për të qenë më shumë se kaq. Sipas saj ata mund të fillojnë me projekte konkrete në arsim, në ekonomi, në kulturë.

Topallit tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë një mundësi e artë për të bërë një ndryshim të thellë dhe për të ndaluar zbrazjen e vendit. Ajo shtoi se nga 11 janari deri më 11 mars, hapet regjistrimi për votimin nga jashtë. Sipas saj ky është momenti për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë, një të ardhme ku të rinjtë nuk do të detyrohen të largohen, ku familjet shqiptare mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në tokën e tyre.

Fjala e Topallit;

Të dashur bashkëkombës, Është e pamundur të mos ndjej emocion kur jam përballë jush, sepse historia jonë na tregon se ne, shqiptarët, dimë të qëndrojmë. Edhe larg tokës amë, ju e keni bërë Shqipërinë të ndjehet pranë, me forcën tuaj, me përkushtimin për traditat, por edhe me aftësinë për të shkëlqyer në botë. Sot dua të ndaj me ju jo thjesht një fjalim, por një vizion.


Ju që keni zgjedhur të ndërtoni një jetë në një vend të ri, jeni shembulli i asaj që një komb i vogël mund të bëjë nëpër botë. Por a e keni menduar se diaspora nuk është më thjesht një ‘shtyllë mbështetëse’ për Shqipërinë? Ju nuk jeni vetëm ambasadorët tanë. Ju jeni edhe novatorët tanë, lidhja jonë me mundësitë globale, dhe ndoshta… udhërrëfyesit për ndryshimin që ne kërkojmë brenda Shqipërisë.

Shqipëria ka kaluar sfida të mëdha. Ju që jeni larg, i shihni shpesh këto sfida me dhimbje dhe me shqetësim. Por si mundemi ta shohim Shqipërinë e nesërme? E shohim si një vend që thërret bijtë e saj të kontribuojnë jo vetëm financiarisht, por edhe me ide, me eksperiencën që keni fituar jashtë? A mundemi të punojmë së bashku për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të përparuar?

Shumë njerëz e mendojnë diasporën si një zë që vjen nga larg. Por unë besoj se ju keni forcën për të qenë më shumë se kaq. Ju jeni ata që mund të filloni projekte konkrete – në arsim, në ekonomi, në kulturë. Çdo ide e sjellë këtu nga Firence, nga zemra e artit dhe qytetërimit, mund të bëhet frymëzim për ne që jemi në Shqipëri. Ndryshimi fillon aty ku ne zgjedhim të ndërtojmë ura dhe jo mure.


Sot, nuk dua thjesht të flas për atë që është bërë apo që nuk është bërë në Shqipëri. Dua t’ju ftoj të mendoni për atë që mund të bëjmë së bashku. Shqipëria nuk është thjesht një vend. Shqipëria është kujtesa jonë, shpirti ynë, rrënjët tona. Dhe kudo që shkojmë, atë e mbajmë me vete. Bashkimi ynë, vullneti ynë, përpjekjet tona të përbashkëta, janë garancia për një të ardhme më të mirë. Ftesë për Diasporën Shqiptare: Regjistrohuni për të Votuar

Të dashur bashkatdhetarë, Shqipëria ka nevojë për zërin tuaj, për fuqinë tuaj dhe për vendosmërinë tuaj! Zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë një mundësi e artë për të bërë një ndryshim të thellë dhe për të ndaluar zbrazjen e vendit tonë. Nga 11 janari deri më 11 mars, hapet regjistrimi për votimin nga jashtë. Ky është momenti juaj për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë – një të ardhme ku të rinjtë nuk do të detyrohen të largohen, ku familjet shqiptare mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në tokën e tyre.


Ju ftoj me gjithe zemer: Rregjistrohuni. Përdorni këtë të drejtë që bën zërin tuaj të dëgjohet
Votoni. Vendosni për të ardhmen e Shqipërisë, për të ndalur korrupsionin, për të ndërtuar një shtet që i shërben qytetarëve të tij dhe jo të kundërtën. Ndryshoni. Me votën tuaj, mund të vendosni bazat e një Shqipërie të drejtë dhe të begatë.

Ky është një moment historik që nuk duhet humbur. Shqipëria është e jona, dhe ne mund ta shpëtojmë dhe ta zhvillojmë së bashku. Tregojmë së bashku se diaspora nuk është larg, por një pjesë jetike e zgjidhjes për të ardhmen e vendit tonë.

topalli

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes