24 April 2023, 22:12
Nga k.m.
Blerina Gjylameti dhe Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u përplas me deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylametin. Të dy të ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, demokrati tha se koleges së tij, ia ndërrojnë zonën sepse nuk dinë ku ta çojnë, duke e ofenduar kështu se nuk ka nivel për debatin me të dhe se duhet të falënderojë emisionin që e ftojnë. Por nga ana tjetër, Gjylameti tha komente të tilla vijnë sa herë që mungon argumenti.
PJESË NGA BISEDA:
Gjylameti: Zoti Salianji, nuk e di çfarë jeni ju sepse pjesën e fyerjes...Zoti Salianji...
Salianji: Nuk të dhimbset ty as opozita, as demokratët. Nuk thua dot asgjë për partinë tënde. Situata në PD, kur ka Primare...
Gjylameti: E di ça niveli janë këto, janë "zh" fare. Në nivelin tënd më mund dy herë, njëherë që më ul në nivelin tënd, e tjetër që je mësuar me atë lloj niveli.
Salianji: Për nivelin tuaj meqenëse je zonjë unë nuk po të flas, por mund të të flas shumë mirë. Mund të të flas nga Pogradeci dhe nga gjithë elementët e tjerë. Të flas mirë zonjë për nivelin se ku, por mos hyr te këto se çfarë niveli. Nëse është çështje niveli, në debat unë me zor të pranoj ty, e kupton? Pra duhet të falënderosh Erlën edhe këta që vjen. Unë vetëm me këtë argument të nxjerr jashtë loje. Po të ruaj shumë zonjë.
Gjylameti: Je shumë i turpshëm. Mund të vazhdosh edhe më poshtë se kaq. E dinë njerëzit, e kanë provuar me votë. Këtu ka vetëm një gjë. Debati i primareve për një parti politike.
blerina gjylameti ervin salianji
Politike
24 April 2023, 21:19
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të hënën që anëtari i katë...
Politike
24 April 2023, 20:54
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Turqia ka "hyrë mik" që Shqipëria t'i japë një tjetër mundësi Iranit. Ministri i Jashtë...
Politike
24 April 2023, 20:33
k.m.
Foto ilustruese
Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Romeo Çakuli garon për postin e kryetarit të Bashkisë Finiq p...
Politike
24 April 2023, 19:16
A.B
KAS dhe Eriselda Sefa
TIRANË- E çuditshme por e vërtetë. Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është gjobi...
Politike
24 April 2023, 19:20
k.m.
Sali Berisha
KAMËZ- Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojm&...
Politike
24 April 2023, 19:09
k.m.
Ahmed Kalaja
SHKUP- Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja ka komentuar edhe njëherë shpalljen "non grata...
Politike
24 April 2023, 19:10
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë kryebashkiaken aktuale, pa...
Politike
24 April 2023, 18:39
A.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri nuk i mban mend fjalët e tij ose ndoshta do t'i mohojë. Sot, teksa ishte sërish në një takim n&...
Politike
24 April 2023, 18:05
A.B
Qerim Ismailaj
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke lënë përfundimisht në ...
Politike
24 April 2023, 17:52
A.B
Yuri Kim
TIRANË-Ambasadorja Yuri Kim, ishte e pranishme ditën e sotme në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ajo u...