16 June 2025, 13:16
Nga M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryeparlaren Elisa Spiropali se javën që shkoi nuk ishte për samitin në Ukrainë, por në Greqi duke ngrënë drekë. Bardhi tha se Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të trajtohet nga Spiropali si "shtëpi e saj". Ai shtoi se sjella e saj kalon kufinjtë e përditshme dhe normales. Gjithashtu Bardhi tha se opozita nuk ka dhënë miratimin për kalendarin të punimeve.
"Seanca plenare do të duhej të ishte mbledhur të enjten ashtu siç seanca plenare ka vendosur kur ka miratuar kalendarin dhe punimet e Kuvendit. Juve na thatë se kishit një angazhim shumë të rëndësishëm në Ukrainë. E vërteta është se nuk ishit në Ukrainë por ishit duke ngrënë drekë në Greqi, madje këtë na e bënit me dije të gjithë deputetëve. Kuvendin e Shqipërisë, për ta trajtuar si shtëpinë tënde personale jo vetë nuk është e mbështetur në rregullore, por është një arrogancë që kalon kufinjtë e sjelljes suaj të përditshme dhe normale.
Ne nuk kemi dhënë miratimin për kalendarin. Mbani të kyçur në sirtar 60 niisma të Kuvendit. Sipas Kushtetutës, çdo deputet një nga përgjegjësitë e tij kryesore ka propozimin e nismave legjislative. Ju trajtoni me prioritet çdo nismë të Këshillit të Ministrave, por nuk trajtoni ato të deputetëve, kryesoisht ato të opozitës. Vetëm 3 javë nga mbyllja e Kuvendit, nuk kemi ende një planifikim se kur do të shqyrtohen në seancë iniciativat e deputetëve. Kërkoj të planizoni se kur iniciativat tona që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, si minimumi jetik, rritja e pensioneve, ligji për kontrollin e investimeve në Shqipëri, do të shqyrtohen", tha Bardhi.
kuvendi
Politike
16 June 2025, 13:14
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Seanca e kaluar më 12 qershor u anulua përshkak ...
Politike
16 June 2025, 13:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e nesërme do të nisë procesi i rinumërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka b&...
Politike
16 June 2025, 11:36
N.F
Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij hapëse të samiti...
Politike
16 June 2025, 11:43
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mbajti fjalën hapëse sot në Ministerialin e Pro...
Politike
16 June 2025, 10:39
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka komentuar bojkotimin e votimit nga deputetët që mar...
Politike
16 June 2025, 10:23
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur së fundmi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë...
Politike
16 June 2025, 10:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim ...
Politike
16 June 2025, 08:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ...
Politike
16 June 2025, 07:58
N.F
Foto
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës. Raportohet se seanca do të nisë...
Politike
15 June 2025, 20:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi zyrtar eRdhi zyrtarisht nga P...