Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Daçiç e identifikoi të arrestuarin vetëm me iniciale, një ditë më parë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, njoftoi se autoritetet serbe kishin ndaluar Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës, i moshës 47-vjeçare.
KOSOVË- Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç. I arrestuari, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, është identifikuar me inicialet D.M., 47 vjeç. Sipas Daçiç, ai është arrestuar në pikën kufitare të Batrovcit.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, tha Daçiç përmes një njoftimi.
Ndonëse Daçiç e identifikoi të arrestuarin vetëm me iniciale, një ditë më parë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, njoftoi se autoritetet serbe kishin ndaluar Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës, i moshës 47-vjeçare.
Sipas tij, ai u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe pas disa orësh verifikim, familjarët janë njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij ishin duke vazhduar. Daçiç tha se ndaj D.M. fillimisht u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kallëzimi penal ndaj tij më pas u dërgua në Prokurorinë serbe për Krime Lufte.
“Bazuar në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte, atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”, tha Daçiç.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë me pyetje lidhur për këtë rast. Por, deri më tani nuk ka pranuar përgjigje. Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.
Radio Evropa e Lirë pyeti Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëse në listat e saj ekziston Dugagjin Maxhuni, por nga kjo organizatë thanë se ai është në listën e personave që gëzojnë statusin e veteranit. Në Kosovë, po ashtu, viteve të fundit janë arrestuar dhjetëra serbë nën dyshime për krime lufte në Kosovë dhe disa raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.
Ky është arrestimi i dytë gjatë gushtit që Serbia bën për krime të pretenduara të luftës në Kosovë. Më 2 gusht, një burrë u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. Avokati Koci tha se bëhej fjalë për shtetasin e Kosovës, Mentor Mustafa, 44 vjeç nga Novobërda. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./REL
Josif Gorrea TIRANË- Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhu...
TIRANË- Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me pankarta me mesazhe të fort...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk do ta njohë pavar&...
Pamje nga mbledhja MALIQ- Në Njësinë Administrative Pirg dhe Vreshtas janë mbajtur dëgjesat publike, në kuad&...
Partia Demokratike TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes një deklarate për mediat, ka denoncuar konces...
Vjosa Osmani KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme Beki Sylejmanin, i dyshuar për kanosje të drejtpë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duh...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e K...
KOSOVË- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë viti...